Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

I riu mbushi “Range Rover-in” me refugjatë, prangoset

Screenshot_4-35

Një 29-vjeçar nga Peqini është arrestuar pasi u kap duke transportuar me një mjet tip “Range Rover”, 10 refugjatë. Për secilin prej tyre ai kishte marrë 50 euro për person për transport.

Policia thotë se ai nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar.

Shpëtim Memolla, 29 vjeç, banues në Peqin, është kapur nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Elbasan-Tiranë.

“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, pas informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas po transportonte në drejtim të Tiranës, disa shtetas nga vendet e treta, për kalim të paligjshëm të kufirit, kapën dhe arrestuan në flagrancë 29 vjeçarin”, njoftoi policia.

Leave a comment