Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Zjarri në fabrikën e birrës “Tirana”, lojë apo aksident?

fabrikaaaa-1-600x375

“Një zjarr i fuqishëm ka rënë në fabrikën e “Birra Tirana”, në orën 03:00 të mëngjesit, nga shkaqe ende të paditura. Zjarri për fat të mirë nuk ka shkaktuar dëme në njerëz, por siç mësohet është shkatërruar pjesa më e rëndësishme e objektit.
Kjo për shkak se zjarri ka rënë në vendin më të rëndësishëm të fabrikës ku mbaheshin materialet dhe pajisjet e përgatitjes së Birrës”. Raportimi vjen nga “pamfleti” që më tej vijon:

“… Është shumë e çuditshme se deri tani, asnjë nga pronarët e saj, që janë disa, nuk janë dukur në ambientet e Birrës, nga frika e ndonjë reperkursioni ligjor.
Policia ka dhënë një njoftim të shkurtër për ngjarjen, por pa e përmendur emrin e fabrikës. E në këtë lojë janë edhe mediat që flasin për “zjarr në një fabrikë”, por pa e cilësuar se cila është.
“Pamfleti” ka mbi dy vjet që flet për problemet e mëdha të kësaj ndërmarrjeje si me punëtorët, ashtu edhe me borxhet që kompania i ka shtetit dhe të tretëve. Por e gjithë ‘media mainstream’ nuk ka thënë asnjë gjë, ngaqë ka ndikuar kreu i “Birra Tirana”, Luan Bregasi.
Një punonjës i tha “Pamfleti”-t se dëmet janë aq të mëdha, saqë “ajo nuk bëhet më”. Ka shumë gjasa që të zbatohet plani i përgatitur për ta kthyer atë në shesh ndërtimi për kulla, por për këtë, do të flasim në shkrimet në vazhdim…”.

 

 

Related Posts

Leave a comment