Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Tragjike në Durrës, 71-vjeçari përplas për vdekje me makinë një person

aksident

Një 60-vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur për vdekje nga një makinë. Ngjarja e rëndë është regjistruar në orëN 05:20 të mëngjesit të sotëm në autostradën Durrës-Tiranës.

Mësohet se 60-vjeçari me inicialet K.M..ka qenë duke kaluar rrugën, në momentin që është përplasur nga një mjet me drejtues një 71-vjeçar. Trupi i të ndjerit është dërguar në morg, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin N. K., 71 vjeç, banues në Kavajë, pasi ditën e sotme, në orën 05:20, në autostradën Durrës-Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin K. M., 60 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë“, bën me dije policia.

Related Posts

Leave a comment