Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

BORXHET E SHPEJTA MAKTH I STUDENTËVE

Brace
Nga Erion BRAÇE * –
Jeni ndjerë të mashtruar dhe grabitur me borxh të shpejtë? Urdhëroni lexoni në foton e mëposhtme.
Eshte mesazhi qe mora sot nga nje student qe edhe punon.
Ka marrë një borxh të shpejtë në një institucion financiar borxhi, jo banke dhe borxhi po e mbyt!
E zuri kriza e Covid ne 2019-2020,
nuk mundi te vijonte pagesat e rregullta nga shtatori ne janar, vune ne levizje permbarimin, tani i kerkojne dyfishin e borxhit te marre, i bllokojne rrogen duke e zhytyr ne nje grope edhe me te thelle se ajo ku ishte kur mori nje borxh te shpejte!
KUSH I MBRON KETA TE RINJ, STUDENTE?
ASKUSH!
Janë nën kamxhikun e ashper te ketyre institucioneve financiare te borxhit.
Askush nuk e di sa shume jane!
Po flas vetem per keto institucione,
ne periferi te mbikqyrjes financiare por te shtrira kudo ne lagje qytetesh te medha,
ne qytete te vogla, madje deri neper fshatra.

Janë kthyer ne makth borxhet e tyre te shpejta, me kontrata te paqarta, te dyshimta e qe ne fund qytetaret ppr edhe bujqit i shquajne si grabitje!

DUHEN MBROJTUR NJEREZIT;

NUK MUND TE GRABITEN KESHTU!

Deri tani, nuk ka asnje institucion te qarte qe mbron konsumatorin financiar nga keto institucione, nga keto borxhe dhe procedura qe duken ai grabitje.
Nuk ka as transparence, as qartesi!
Duhet te ndertojme nje agjenci te re, publike, e cila te mbroj konsumatorin nga borxhe te tilla, te dyshimta e jo te qarta,

Te institucioneve jo banka por edhe te bankave vete!

Duhet bere tani para se rreshti i njerezve nen kete rregjim borxhi te behet shume shume i gjate dhe fatalist!

* Autori ka shërbyer si zvendëskryeministër në kabinetin qeverisës Rama 2.

Related Posts

Leave a comment