Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

SHBA kundër Berishës/ Ish rivali i Bashës thirrje për qendrim ndaj njëriut “non grata”

Berisha non grata

Në një postim në rrjetet sociale, Fatbardh Kadilli ish rivali i Lulzim Bashë në garën pë kreun e partisë i ka adresuar thirrjen e rradhës Kryesisë dhe Grupit Parlamentar të PD-së, ku i kërkon mbajtjen e një qendrimi ndaj Sali Berishës, të shpallur non-grata nga SHBA. Nënteksti i mesazhit është se PD duket të ndahet nga njeriu “non grata” dhe të rreshtohet me amerikën.

“E ardhmja e PD-së nuk duhet të jetë “non grata.” PD duhet të ketë një qëndrim të qartë në raport me ish kreun e saj Sali Berisha. Nuk mund të presim vendime surprizë apo të minutës së fundit për një çështje që lidhet me fatin dhe të ardhmen e PD-së. As nuk mund të zvarritemi pa bërë asgjë.

Berisha e ka bërë të qartë që fatin e PD-së do ta mbaj lidhur me fatin e vet “non grata”. Basha nuk flet duke e lënë partinë në kryqëzime të rrezikshme politike.

Eshtë momenti të flasë partia çfarë qëndrimi ka për ish kryetarin “non grata”. Kjo është detyrë e Kryesisë dhe e Grupit Parlamentar. Për secilin koleg, është nder të ulesh në karriken e kryesisë dhe të deputetit, por së pari është përgjegjësi.

Keni në dorë të merrni një vendim historik. Luhet fati dhe e ardhmja e Partisë Demokratike që nuk duhet të jetë “non grata”, lexohet në mesazhion online të Fatbardh Kadillit.

Related Posts

Leave a comment