Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Pas bulmetrave rritet dhe çmimi i bukës

Buke

Ndërsa rrogat dhe pensionet mbeten në vend, çmimet e ushqimeve të domosdoshme janë duke u rritur vazhdimisht.
Nga kjo e hënë, sikurse raporton Tema, në Tirana është rritur edhe çmimi i bukës. Në shumë furra buke, këtë të hënë çmimi është rritur me 10 lekë.

Një bukë, nga 80 lekë, këtë të hënë ka shkuar 90 lekë. Në këtë situatë, duket se ka nisur edhe abuzimi, pasi disa furra, sipas qytetarëve, nuk kanë ndryshuar çmimin por peshën e bukës.
Pronarët e furrave të bukës justifikohen duke thënë se janë të  detyruar të rrisin çmimin, për shkak se është rritur çmimi i miellit.

Dy muaj më parë ndërkohë, po me 10 lekë u rrit edhe çmimi i qumështit dhe kosit, pa asnjë shpjegim.
Për të mos folur pastaj për çmimet e frutave dhe perimeve.  Shteti ndërkohë, është me pushime!

Related Posts

Leave a comment