Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Guvernatori Sejko: Rritet me 0,5 % norma bazë e interesit

gentsejko-640x375

Në një deklaratë për mediat, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka deklaruar se Këshilli Mbikëqyrës ka marrë në shqyrtim dhe ka miratuar Raportin e Politikës Monetare dhe ka vendosur që të rrisë normë bazë të interesit me 0,5 % duke shkuar kështu në nivelin 2,75 %.

Gent Sejko: Këshilli Mbikëqyrës në mbledhjen e sotme vendosi të rrisë me 0,5 % normën bazë të interesit nga niveli 2,25 % në nivelin e 2,75 %.

Të rrisë me 0,5 % normën e interesit të kredisë nga niveli 3,25 në nivelin e 3,75 %.

Gjithashtu të rrisë me 0,5 % normën e interesit të depozitës njëditore nga niveli 1,25 në nivelin e 1,75 %.

Normalizimi gradual i qëndrimit të politikës monetare nga pozicioni ende stimulus i saj nga trajtat aktuale në një pozicion më neutral, është një masë e domosdoshme e objektivit tonë të inflacionit të çmimeve.

Mes të tjerash, guvernatori Sejko tha se në tremujorin e katërt të këtij vitit, inflacioni pritet të jetë i lartë.

Related Posts

Leave a comment