Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Vaksinimi i detyrueshëm i pedagogëve dhe studentëve, Manastirliu jep afatin e fundit për këto kategori (DATA)

939280A4-8E78-44A5-9DB2-534A4200FE12

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka ndjekur nga afër prcesin e vaksinimit të të studentëve në Qendrën e Vaksinimit në Stadiumin “Air Albania”.  Ajo iu bëri thirrje studentëve për vaksinimin masiv, si një domosdoshmëri që ata të kthehen në auditore.

Më tej Manastirliu tha se 60% e arsimtarëve i kanë kryer të dyja dozat e vaksinës ndaj Covid19, ndërsa theksoi afatin e fundit për të marrë dozën për këtë kategori, 30 Shtatorin.

“Për pedagogët dhe mësuesit kemi vendosur edhe afatin që është 30 shtatori, në mënyrë që ta kryejmë këtë proces. Janë më shumë se 60% e mësuesve që i kanë bërë tashmë të dyja dozat, pra janë vaksinuar plotësisht. Ndërkohë që presim edhe këto ditë dhe jam e bindur që brenda shtatorit ne do të arrijmë rezultate shumë të mira përsa i përket mbulesës vaksinale tek kategoria e mësuesve dhe pedagogëve, por edhe edukatorëve të kopshteve dhe çerdheve pasi edhe ato janë në fokus të punës sonë të përditshme përsa i përket vaksinimit”, u shpreh Manastirliu.

Related Posts

Leave a comment