Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Studentët skeptike mbi vaksinën, Manastirliu “paralajmëron”

mnastrliu-752x440

Edhe në ditën e dytë të fushatës së vaksinimit, studentët që kanë marrë dozën e injeksionit anticovid ishin të pakët.

Deri më tani në universitetin e Elbasanit dhe atë të Korçës, ndonëse nuk ka një shifër zyrtare, rezulton se pjesa më e madhe e të rinjve janë të pavaksinuar.

 OGERTA MANASTIRLIU

MINISTRE E SHENDETESISE  

 Duke filluar nga java tjeter studentet duhet te paraqesin karten e vaksinimit.E vemtja menyre qe mesimi te zhvillohet normalisht eshte vaksinimi ne te kunderten nuk ka mesim normal, kjo sepse vaksinimi ndalon perhapjen e infeksionit.

SKENDER TOPI 

REKTOR I UNIVERSITETIT “ALEKSANDER XHUVANI”

Kemi krijuar dy qendra vaksinimi njera prane korpusit ku jane rreth 4000 studente qe duhet te vaksinohen, e po ashtu kemi krijuar nje qender vaksinimi prane fakultetit te shkencave mjekesore teknike ku bejne pjese rreth 2000 studente qe jane ne proces vaksinimi .

 DHIMITRI BELLO

REKTOR I UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” KORÇE

Kemi nje numer te konsiderueshme studentesh qe jane vaksinuar, numri i sakte  nuk mund te dihet per momentin. Ne sapo perfunduam nje mbledhje te rektoratit ku u eshte kerkuar dekaneve per te patur nje informacion te perafert sesa eshte ky numer .

Për të parë nga afër ecurinë e procesit të vaksinimit në universitete, ministra manastirliu ishte në durrës, aty ku 40% e stduentëve kanë marrë dozat.

 KSEANELA SOTIROVSKI

REKTORE E UAMD

Nuk e kemi një shifer konkrete,  por gjithsesi me siguri mund te themi se nuk kemi vaksinim 100% ne radhet e studenteve.

Nga ana tjetër pavarësisht fushatës së autoriteteve shëndetësore, ende shumë studentë nuk janë të bindur mbi efikasitetin e vaksinës.

Studime ndërkombëtare kanë treguar se vaksina nuk e ndalon përhapjen e vurusit, por shërben për të ulur format e rënda të sëmundjes dhe hospitalizimet.

Related Posts

Leave a comment