Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

E rëndë në familjen shqiptare/ 13-vjeçari vret babain, e pa duke dhunuar të ëmën

-640-0-c117a58e1c672fc585c876b9302b0fb5

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje nga Kosova pasi një 13-vjeçar  ka qëlluar për vdekje babain e tij.

Ngjarja ndodhi pasi djali pa që i ati po dhunonte të ëmën. Ngjarja ka ndodhur në Francë, ku familja shqiptare jetonte prej kohësh. Mësohet se i mituri ka hyrë në kuzhinë dhe ka parë që mamaja e tij po dhunohej. Ai ka marrë armën dhe e ka qëlluar të atin.

13-vjeçari u arrestua disa orë më vonë. Arma u gjet në një thes, e fshehur jo shumë larg shtëpisë së familjes shqiptare.

Ende nuk bëhet i ditur identiteti i viktimës apo edhe i të miturit. Ngjarja ka shokuar gjithë komunitetin shqiptar në Francë.

Related Posts

Leave a comment