Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

OSBE: Siguria e gazetarëve ꞔështje prioritare

59472834_303

Në Tiranë po zhvillohet konferenca “Gazetaria në kohë krize” e organizuar nga zyra e OSBE-së në Vjenë në bashkëpunim me Praninë e OSBE në Shqipëri.

Qëllimi i konferencës është të afirmojë rëndësinë e gazetarisë si një e mirë publike dhe shtyllë e shoqërive demokratike, të nxisë bashkëpunimin rajonal për të adresuar sfidat e lirisë së medias në Evropën Juglindore në kontekstin e krizës aktuale shëndetësore të shkaktuar nga pandemia COVID-19.

Siguria e gazetarëve ꞔështje prioritare për lirinë e medias

Çështjet kryesore të kësaj konference rajonale kanë të bëjnë me disiformimin dhe gazetarinë cilësore investigatve, sigurinë e gazetarëve dhe kushtet e punës së tyre, pozicionin e grave gazetare dhe menaxhereve në media dhe së fundi diskutimi mbi të ashtuqajturat “Padi Strategjike Kundër Pjesëmarrjes Publike” që synojnë “të frikësojnë dhe bëjnë të heshtin punonjësit e mediave, që raportojnë për çështje me interes publik, duke i mbytyr ata në procedura ligjore të gjata dhe të kushtueshme,” thuhet në njoftimin për shtyp të OSBE-së.

Në konferencën për shtyp që dha përfaqësuesja e OSBE për lirinë e medias, Teresa Ribeiro, pyetjes së DW në Tiranë, nëse ka një ꞔështje që paraqet më shumë rrezik se të tjerat ndaj lirisë së medias në Evropën Juglindore, ajo përmendi si të tillë, sigurinë e gazetarëve.

Duhen gazetarë që t’i shërbejnë interesit publik

“Siguria e gazetareve është sfida më e madhe dhe prioriteti im lidhur me lirinë e medias. Na duhen gazetarë që t’i shërbejnë interesit publik, gjë që lidhet me informimim për të vërtetën, gjë që i jep mundësi demokracisë të forcohet. Siguria e gazetarëve është parakusht për lirinë e medias,” – tha Teresa Ribeiro për DW.

Ribeiro tha se “siguria e gazetarëve është një koncept i gjerë: nuk është fjala për sigurinë fizike, por edhe për atë ligjore, për kushtet e punës, që duhen plotësuar nëse duam lirinë e medias dhe që sektori imedias të funksionojë.”

OSBE do të monitorojë nga afër vendet e EJL se ꞔfarë po ndodh me sigurinë e gazetarëve, do ta bëjmë publike si ꞔështje, do të kemi ndaj saj një përqasje të ekuilibruar duke kombinuar informimin e publikut me “diplomacinë e qetë”. OSBE do të përdorë të gjitha mjetet, në përputhje me mandatin e saj, që shtetet anëtare në EJL të përmirësojnë situatën lidhur me sigurinë e gazetarëve, tha Ribeiro për DW.

Gazetarët në EJL kërcënohen

Siguria e gazetarëve u konsiderua në këtë konferencë jo vetëm sI parakusht thelbësor për lirinë e medias, por edhe si realizim i të drejtës universale të lirisë së shprehjes.

Pjesëmarrësit në konferencë, gazetarë nga media të ndryshme në vendet e EJL e paraqitën mungesën e sigurisë si një shqetësim që kërkon zgjidhje urgjente në rajonin e EJL. Gazetarët kërcënohen me sulme fizike dhe verbale, u bëhen kërcënime dhe frikësime online sidomos kur mbulojnë tubime publike, të cilat kanë ndikim të drejtëpërdrejtë në lirinë e medias, theksuan ata.

Pandemia COVID-19 që po vazhdon i ka përkeqësuar më tej kushtet e përgjithshme të punës në rajonin e EJL, sidomos për bashkëpunëtot e lirë dhe mediat e pavarura theksuan pjesëmarrësit në konferencë.

Liria e medias nuk duhet marrë si e mirëqenë

Ambasadori Vincenzo del Monaco, kryetar i Pranisë së OSBE në Tiranë, e vlerësoi “të padiskutueshëm përparimin e medias në rajonin e EJL ”

“Shifra të tilla në EJL si ajo e një popullsie prej 18 milion qytetarësh, me 3.500 organe mediatike që veprojnë aktualisht dhe me një normë prej 80-90 përqind të depërtimit të internetit, janë tregues të një lirie të përgjithshme të medias në këtë rajon, ku informacioni qarkullon pa u penguar dhe ku gazetarët ndërlidhem me njëri-tjetrin” tha ai..

Ambasadori del Monaco theksoi se “kjo liri e përgjithshme e medias nuk duhet marrë asnjëherë dhe askund si e mirëqenë.”

“Duhet të sigurohemi që gazetarët të punojnë në një mjedis të sigurtë që ofron qasje të lirë në informacion. Duhet mbështetur gazetaria që bazohet tek faktet dhe duhen prapësuar lajmet e rreme. Besimi në gazetarinë cilësore është një armë për t’u përballur me lajmet e rreme, – tha ambasadori del Monaco.

Liria e fjalës dhe rregullimi i lirisë së përhapjes

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, u fokusua në fjalën e tij në këtë konferencë tek lajmet e rreme online. Ai tha që ka shpërdorim të lirisë së medias, kur në emër të saj “përhapen online lajme të rreme, që janë kundër lirisë së medias dhe kundër të drejtave të njerëzve të tjerë.”

“Nga njëra anë është respekti për lirinë e gazetarëve, nga ana tjetër është respekti për lirinë e qytetarëve” theksoi ai.

Lidhur me mediat online Rama tha që “liria e përhapjes së kësaj medie ka minuar në një farë mënyre lirinë e fjalës. Liria e përhapjes nuk mund të jetë njësoj me lirinë e fjalës. Shoqëritë tona janë përballë sfidash të mëdha, që duhen trajtuar në mënyrë krijuese, pa harruar sesa e rëndësishme është të mos kufizosh lirinë e fjalës ndërkohë që përpiqemi të rregullojmë lirinë e përhapjes,” tha Rama.

Related Posts

Leave a comment