Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ky është qyteti më i sigurt në botë për vitin 2021

-785-0-6146fc875aa5a

Në një pandemi globale, është e kuptueshme që ka ndryshuar kuptimi i asaj çfarë e bën një qytet “të sigurt”. Kjo mund të shpjegojë ndryshimin në renditjen e Indeksit të Qyteteve të Sigurta të Njësisë së Inteligjencës së Economist (SCI).

Ky është qyteti më i sigurt në botë për vitin 2021

SCI rendit 60 destinacione ndërkombëtare bazuar te siguria dixhitale, siguria shëndetësore, infrastruktura, siguria personale, si edhe siguria mjedisore, një kategori që u shtua për herë të parë këtë vit.

Qytetet aziatike si Tokio, Singapori dhe Osaka kane qenë vazhdimisht në vendet e para, por për vitin 2021 renditet një qytet europian. Kopenhagen u shpall qyteti më i sigurt në botë për vitin 2021, duke grumbulluar 82.4 pikë nga 100 në raportin vjetor. Siguria mjedisore ndikoi në renditjen e kryeqytetit të Danimarkës, i cili në vitin 2019 qëndronte në vendin e tetë.

Ky është qyteti më i sigurt në botë për vitin 2021

KOPENHAGEN

“Një faktor kryesor që e bën Kopenhagenin një qytet kaq të sigurt është shkalla e ulët e krimit, aktualisht në nivelin e tij më të ulët në më shumë se një dekadë,” tha në raport Lars Weiss, kryebashkiak i Kopenhagenit.

“Kopenhagen karakterizohet gjithashtu nga kohezioni i madh shoqëror dhe një hendek relativisht i ngushtë i pasurisë. Është një qytet ku asistenti i pastrimit dhe drejtori ekzekutiv takohen me njëri-tjetrin në supermarketin lokal dhe i kanë fëmijët në të njëjtën shkollë. Ky është një nga gurët themelorë të kulturës daneze dhe kontribuon shumë në nivelet e larta të besimit dhe sigurisë nga të cilat përfitojmë.”

Ky është qyteti më i sigurt në botë për vitin 2021

KOPENHAGEN

Toronto humbi vendin e parë dhe u rendit në vendin e dytë, i ndjekur nga Singapori dhe Sidnei. Tokio qëndron në vendin e pestë.

Top10 qytetet më të sigurta në botë:

1. Kopenhagen
2. Toronto
3. Singapori
4. Sidnei
5. Tokio
6. Amsterdam
7. Uellington
8. Hong Kong
9. Melburn
10. Stokholm

Related Posts

Leave a comment