Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Avokat Ngjela zbulon zbarkimin e SPAK dhe të Policisë në Hipotekën e Vlorës

Spartak-Ngjela-1

“Prokuroria e Posaçme ka zbarkuar sot në kadastrën e Vlorës. Kjo po më jep idenë pozitive të karakterit profesional kundër korrupsionit.

Të korruptuarit e lartë: kryeministra dhe ministra, atje i kanë provat e krimit. Dhe atje duhej të fillonte çmontimi hetimor i krimit shtetëror tridhjet- vjeçar.

“Të gjithë: berishajt, metajt, ramajt, bashajt, dhe një varg i madh ministrash, atje janë derdhur si të babëzitur dhe me tërbim zhvatës.

Dhe ja, pikërisht atje po duket se po fillon hetimi antikorrupsion, i korrupsionit kryeministror shqiptar, në tridhjet vjet.

Koha duket se po çmomton krimin tridhjet-vjeçar, duke filluar nga Vlora.

Duhet pritur me arsye të vëmendshme”, shkruan avokat-politikani i njohur Spartak Ngjela, në faqen e tij në facebook.

 

Related Posts

Leave a comment