Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Bashkëpunëtor me narkosit shqiptarë (emrat)/ Kapet bosi kolumbian i kokainës

GICO SPANJOLLE

Me urdhër të Prokurorisë italiane e të Departamentit të Antimafias, Guardia di Finanza e Katanias në bashkëpunimin me Shërbimin Investigativ të krimit të organizuar e policinë spanjolle kanë ekzekutuar operacionin që ka cuar në arrestimin në Spanjë të trafikantit të shpallur në kërkim europian, kolumbianit Julio Cesar Hurtado Rodriguez.

Arrestimi ka ardhur pas katër muajsh i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane. Ka qenë policia spanjolle e Valencias që  ka prangosure, bosin kolumbian të drogës, i cili  bashkëpunonte në aferë kriminale me trafikantë shqiptarë.

Arrestimi është vijimësi e operacionit të koduar “Cocorito”, nisur më 25 maj 2021. Ndaj Julio Cesar Hurtado Rodriguez rëndonte urdhëri i arrestimit europian për trafikun ndërkombëtar të 365 kg marijuanë e kokainë.

Kolumbiani Julio Cesar Hurtado Rodriguez ishte një nga krerët e grupit të trafikantëve që bashkëpunonin me shqiptarë për trafikun e drogës në trekëndëshin Kolumbi, Shqipëri, Itali.

Punësimet masive në fushatë elektorale, Gjykata i jep të drejtë PD. Urdhëron PD të nisë hetimet
Operacioni “Cocorito” çoi në urdhër arrestimin e 13 personave, 4 prej të cilëve ishin shqiptarë.

Trafiku ndërkombëtar i drogës ishte i organziuar në dy grupe trafikantësh: Grupi i trafikantëve kolumbianë që drejtohej nga vëllezërit kolumbianë Ruben Dario Rodriguez Mondragon e Julio Cesar “Cheo” Rodriguez Hurtado e nga anëtarët Hillaris “Hillary” Caceres Palacios e Robert Andres “Solìto” Rodriguez Mina e menaxhonin kryesisht trafikun e kokainës.

Grupi i trafikantëve shqiptarë që drejtohej nga Viktor Dalipaj, Petraq “Pietro” Troka, e Adriano Spina, dhe ishte i organizuar në dy nën grupe;

Nëngrupi i drejtuar nga Julian “Juli” Hoxhaj e Indrit “Endri” Karafili, të cilët trafikonin për interes të këtij organizimi kriminal, sasi droge nga Shqipëria drejt Siçilisë.

Ndërsa nëngrupi i dytë i grupit të trafikantëve shqiptarë drejtohej nga Sebastiano “Mishi” Lombardo, Salvatore Litteri e Gioele Musumeci e që furnizoheshin me drogë nga grupi i shqiptarëve drejtuar nga Hoxhaj e Karafili.

Arrestimi i bosit kolumbian të drogës u arrestuaa nga policia spanjolle në Valencia të Spanjës e shumë shpejt do të ekstradohet drejt Italisë.

Kapja e 365 kg marijuanë e kokainë u krye gjatë fazës investigative të operacionit “Cocorito”.

Shqiptarët e arrestuar në maj të 2021 e në aferë trafiku droge me bosin kolumbian janë:

-Viktor Dalipaj.

-Petraq “Pietro” Troka.

-Julian “Juli” Hoxhaj.

-Indrit “Endri” Karafili.

Related Posts

Leave a comment