Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Nuk i kishte deklaruar/ Kapet me mijëra euro në çantën e dorës

euro-2-e1545315528302

Një sasi prej 17.380 euro  janë sekuestruar pasditen e sotme në kufirin e Kapshticës, ndërkohë një 57 vjeçar disponues i tyre është proceduar penalisht pasi nuk i kishte deklaruar të hollat në kufi.

Bëhet fjalë për një shtetas me inicialet OM., banues në Bishqem, Peqin, i cili e kishte fshehur sasinë e parave në çantën e dorës.

Njoftimi i Policisë:

Kapshticë

Policia Kufitare godet një tjetër rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Procedohet penalisht një shtetas.

Sekuestrohen 17.380 euro të padeklaruara.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara bazuar edhe në analizën e riskut, në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar në vijën e dytë për kontroll shtetasin O. M., në çantën personale së të cilit, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 17.380 euro, sasi të cilën nuk e kishte deklaruar.

Veprimet e mëtejshme u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, të cilët filluan procedimin penal ndaj shtetasit O. M., 57 vjeç, banues në Bishqem, Peqin.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Related Posts

Leave a comment