Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Bie kurba e të infektuarve, por jo e viktimave nga “COVID”

pacientt kovid

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë gjatë 24-orëve të fundit kurba e infektimeve nga virusi CORONA ka pësuar ulje krahasuar me një ditë më parë. Katër qytetarë kanë ndërruar jetë, ndërkohë që janë regjistruar 502 raste të reja, nga 5991 testime të kryera. Ditën e djeshme u shënuan 896 raste pozitive nga 4228 testime.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se aktualisht në spitalet Covid në vend, po marrin trajtim të specializuar 147 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerë.

Vaksinohuni në qendrën më të afërt të vaksinimit, sepse vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 5991 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 502 qytetarë, në këto bashki: 173 raste në Tiranë, 74 në Fier, 31 në Shkodër, 29 në Durrës, 24 në Kavajë, 22 në Vlorë, 18 në Kamëz, 16 në Berat, 14 në Sarandë, 11 në Lushnje, 10 në Lezhë, 9 në Kurbin, 8 në Patos, nga 6 raste në Gramsh, Rrogozhinë, nga 4 raste në Pukë, Tropojë, Përmet, Peqin, nga 3 raste në Kukës, Krujë, Dibër, Roskovec, Gjirokastër, Tepelenë, Devoll, nga 2 raste në Librazhd, Himarë, Mallakastër, Mirditë, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Vorë, Mat, Divjakë, Delvinë.

Janë 12,108 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 147 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 4 qytetarë: një qytetare 55 vjeçe nga Lezha, një qytetar 72 vjeç nga Lushnja, një qytetar 72 vjeç nga Peqini dhe një qytetar 78 vjeç nga Shkodra

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.Janë shëruar 393 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 136,872 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (06 Shtator 2021)

Raste të reja ditore       502.

Të shëruar në 24 orë      393.

Të shtruar në spitale       132.

Humbje jete në 24 orë     4.

Testime ditore                 5991.

Testime totale            1,082,974.

Raste pozitive             151,499.

Raste të shëruara       136,872.

Raste Aktive                 12,108.

Humbje jete                   2,519.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             4491.

Shkodër          1906.

Durrës             1027.

Vlorë               902.

Fier                  906.

Lezhë              779.

Elbasan           612.

Berat               437.

Korçë               309.

Gjirokastër      293.

Kukës              236.

Dibër                210.

Related Posts

Leave a comment