Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

E provuar edhe shkencërisht / Një dietë e shëndetshme mbanë larg Covid

-640-0-7c298b20b9f51002efc1ccb9b6953c38

Dihet që një dietë e përditshme që përfshin shumë fruta dhe perime është më e shëndetshme, por tani duket se mund të ndihmojë gjithashtu në parandalimin e infektimit të një personi me COVID-19.

Një studim i ri nga Bostoni i botuar në revistën “Gut” thotë se konsumimi i ushqimeve të shëndetshme mund të zvogëlojë rrezikun e kontraktimit të virusit, përveç uljes së ashpërsisë së simptomave nëse dikush infektohet.

Megjithëse mjekët kanë deklaruar se kushtet metabolike përfshirë obezitetin dhe diabetin e tipit 2 mund të shkaktojnë komplikime të rënda të koronavirusit, ky studim është ndër të parët që shton edhe ushqimin në ekuacionin e madh të pandemisë.

Studiuesit nga Spitali i Përgjithshëm i Massachusetts në Boston thanë se efekti i dietës në rrezikun e COVID-19, si dhe në ashpërsinë e simptomave është veçanërisht i fortë në mesin e atyre të kequshqyer.

“Raportet e mëparshme sugjerojnë se ushqimi i dobët është një tipar i përhapur në mesin e grupeve të prekura në mënyrë disproporcionale nga epidemia, por të dhënat mbi lidhjen midis dietës dhe rrezikut të infektimit me virusin dhe më pas shfaqjen e simptomave të rënda mungojnë, tha redaktori i studimit Jordi Marino, profesor Shkollën Mjekësore të Harvardit, në një deklaratë për shtyp.

Ekipi hulumtues analizoi të dhënat e mbledhura për 592,571 njerëz nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe midis marsit dhe dhjetorit 2020. Secili pjesëmarrës plotësoi një formular të menusë së tyre dietike, që u tha mundësi autorëve të studionin “cilësinë e dietës” së njerëzve, me theks në konsumin e frutave dhe perimeve.

Related Posts

Leave a comment