Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ministria publikon shifrat: Rritet ndjeshëm numri i të shtruarve në spitalet COVID(Shifrat e plota)

EFE9A5A0-B176-4318-9282-9E5537171DFD

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar shifrat e infektimeve në 24 orët e fundit, ku janë regjistruar 864 raste të reja.

Fatkeqësisht 4 persona kanë humbur jetën, duke e çuar në 2543 numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë që është rritur edhe numri i pacientëve në spitale, ku aktualisht po marrin trajtimin mjekësor 175 qytetarë.

Njoftimi i Ministrisë:

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Nëse jeni mbi 18 vjeç, mund të vaksiniheni në qendrën tuaj shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 4334 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 864 qytetarë, në këto bashki:

302 raste në Tiranë,  84 në Durrës, 65 në Shkodër, 38 në Fier, 30 në Berat, 29 në Vlorë, 27 në Elbasan, 22 në Lushnje, 21 në Kamëz, 16 në Korçë, nga 15 raste në Sarandë, Lezhë, 14 në Pogradec, 13 në Krujë, nga 11 raste në Kavajë, Gjirokastër, 10 në Dimal, nga 9 raste në Peqin, Vau i Dejës, Kukës, Has, nga 8 raste në Gramsh, Vorë, Patos, nga 7 raste në Kurbin, Mallakastër, 6 në Devoll, nga 5 raste në Divjakë, Roskovec, nga 4 raste në Rrogozhinë, Dibër, Delvinë, nga 3 raste në Prrenjas, Kolonjë, Maliq, Memaliaj, Bulqizë, Malësi e Madhe, nga 2 raste në Fushë Arrëz, Mirditë, Shijak, Himarë, Këlcyrë, Tepelenë, Skrapar, Cerrik, nga 1 rast në Librazhd, Kuçovë, Libohovë, Tropojë, Pukë.

Janë 12,766 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 175 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 4 qytetarë: një qytetare nga Tirana 65 vjeçe, një qytetar nga Kolonja 65 vjeç, një qytetar nga Shkodra 78 vjeç dhe një qytetar nga Fieri 82 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 679 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 141,717 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (12 Shtator 2021)

Raste të reja ditore        864

Të shëruar në 24 orë      679

Të shtruar në spitale       175

Humbje jete në 24 orë     4

Testime ditore                 4334

Testime totale          1,116,961

Raste pozitive             157,026

Raste të shëruara         141,717

Raste Aktive                  12,766

Humbje jete                      2,543

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             5206

Shkodër          1590

Durrës             1080

Fier                  1066

Vlorë               904

Lezhë              726

Elbasan           618

Berat               481

Korçë               321

Gjirokastër      295

Kukës              278

Dibër                201

Related Posts

Leave a comment