Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Covid / BE mund të mbyllë kufijtë për Ballkanin që në shtator

-640-0-25634050b44627f8926472834147db63

Bashkimi Evropian mund të vendosë që të mbyllë sërish kufijtë me vendet e treta, por edhe vetë vendet e bllokut me njëra-tjetrën nëse situata e Covid në ditët në vijim vazhdon të përkeqësohet.

Politico.eu shkruan se në ditët e fundit të gushtit, Komisioni do të dalë me një vendimmarrje që fillimisht mund të ashpërsojë masat kufizuese, sidomos me vendet e treta, që do të përfshinte edhe gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kufizimet ndaj gjashtë vendeve të rajonit nuk pritet që të ndërmerren në bllok, por sipas Politico-s do të shihet gjendja epidemiologjike në secilin shtet. Aktualisht, në të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor ka një rritje të fortë të rasteve të reja, por sidomos në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut infeksioni po tejkalon edhe shifrat e regjistruara gjatë valës së dytë në muajt e dimrit.

Kjo ishte arsyeja se përse Gjermania ashpërsoi lëvizjet dhe kufizimet me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa rritje e ndjeshme e rasteve është raportuar ditët e fundit edhe nga Shqipëria.

Politico thotë se Komisioni Evropian po shqyrton mbylljen e kufijve për vendet që kanë më shumë se 200 raste për 100.000 banorë. Kosova regjistron në shtatë ditët e fundit 500 raste për 100.000 banorë, duke mos plotësuar kështu kushtin kryesore të unionit për hapjen e kufijve. Politico.eu thekson se frika nga një rritje e re e rasteve, sidomos pas uljes së temperaturave në vjeshtë, pritet të çojë kthimin e barrierave jo vetëm në kufijtë e jashtëm, por edhe të brendshëm bllokut.

Zyrtarët e Komisionit thonë për Politico se presin që kufijtë më shumë vende të treta të mbyllen sërish në një të ardhme jo të largët. Diplomatë të lartë të BE -së thanë se Komisioni tashmë po përgatitej për futjen e kufizimeve të reja të udhëtimit dhe kishte plane që lëvizja e mallrave dhe njerëzve që rrjedhin brenda BE -së të bëhej pa probleme.

Një diplomat i BE parashikoi se kufizimet e reja të udhëtimit për vendet e treta që regjistrojnë shifra të larta të të infektuarve, pritet të futen në vjeshtë. “Disa vende mund të kërkojnë edhe mbylljen e kufijve të brendshëm, pasi është me interes të madh në agjendat e tyre kombëtare, por Komisioni është fuqimisht kundër kësaj tani për tani, pavarësisht rritjes së të infektuarve në disa vende anëtare”, citohet diplomati.

Mbyllja e kufijve mund të nxitet edhe nga politika e brendshme. Gjermania shkon në zgjedhje në fund të shtatorit. Partia qeverisëse CDU do të duhet të tregojë se po e merr seriozisht koronavirusin. Në fillim të muajit, Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn paralajmëroi se vala e katërt kishte mbërritur dhe se ajo do të qëndronte deri në pranverë.

BE hapi kufijtë e jashtëm të saj vetëm më 1 korrik.

Related Posts

Leave a comment