Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Vdeksh nesër”/ Ish-konkurrentja e “Për’Puthen” tregon si e ka përballuar gjithë negativitetin në rrjet

Tea-Trifoni-1

Puntatën e sotme në emisionin “Goca dhe Gra”, Olesia, Tea, Krista dhe Fatma kanë diskutuar për gjuhën e urrejtjes në rrjet, ku sigurisht secila prej tyre ka ndarë eksperiencat personale.

Tea Trifoni, ish-konkurrentja e “Për’puthen”, i është përgjigjur në emision, disa prej komenteve më negative, madje mallkimeve që ajo ka marrë që nga koha kur u bë e njohur në program. Ajo tregoi se “Vdeksh”, për të është pak, pasi komentuesit, me imagjinatën e tyre kanë shprehur edhe mënyrën sesi meriton të vdesë ajo dhe familja e saj. E prekur, Tea përmendi rastin që e kishte lënduar më tepër, komentet pas reagimit të saj lidhur me vdekjen e 18-vjeçares në Kosovë.

“Unë po flisja për një rast të rëndë, kërkoja mendimin e njerëzve, dhe një djalë me adresë me emër mbiemër, ofendon një femër, më ofendon mua, teksa flisja për një ngjarje të rëndë, me një gjuhë urrejtjeje të theksuar, që nuk e di nga e gjen një njeri që s’më njeh fare”, tha Tea, që ishte gati e përlotur. Më pas ajo tregoi se familja e saj prekej më parë prej komenteve, por megjithatë ata janë bërë më të fortë me kalimin e kohës, për të mbështetur Tean.

Tea ka qenë shpeshherë “e shënjestruar” nga komentues të tillë, ndikuar edhe nga pjesëmarrja e saj në “Për’puthen”, nga ku ajo doli çift me Andin, ndërkohë që pas pak kohësh njoftoi se prej muajsh kishte nisur një romancë me Beart Rexhepin.

Momentalisht ish-konkurrentja, ka treguar se ka nisur një lidhje të re, me një djalë të panjohur nga publiku, që e ka njohur rastësisht në një festë miqsh të përbashkët.

 

Related Posts

Leave a comment