Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

E rëndë/ Humb jetën nga koronavirusi një tjetër efektiv policie (EMRI)

-640-0-b456504f7264b58798119cddbd4c2622

Një efektiv i policisë Rrugore në Shkodër, raportohet se ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit.

Lajmin e kanë bër të ditur familjarët e efektivit, i cili nuk arriti ta fitonte betejën me virusin vdekjeprurës.

Mësohet se Gëzim Gilaj, ka ndërruar jetë në spital disa ditë pas infektimit.

Pak minuta më parë, ministria e Shëndetësisë raportoi se 7 persona të infektuar me covid kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa janë regjistruar 647 raste të reja infeksionesh.

“Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 shtatë qytetarë: Një qytetare 47 vjeç nga Burreli, dy qytetarë nga Fieri 58 dhe 60 vjeç, një qytetar 61 vjeç nga Gjirokastra, një qytetar 63 vjeç nga Vlora, dy qytetarë nga Tirana 71 dhe 79 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve“, thuhej në njoftimin e ministrisë.

E rëndë! Humb jetën nga koronavirusi një tjetër efektiv

 

Related Posts

Leave a comment