Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Shtimi i rasteve me koronavirus, ky është shteti që rikthen masat e forta

-800-0-618256f1cd53a

Kryeministri holandez, Mark Rutte, vendosi të rikthejë disa nga masat kundër koronavirusit në vend, pas rritjes së rasteve të infektimeve në javët e fundit.

Mes masave detyruese me të cilët holandezët duhet të përballen sërish janë distancimi social dhe mbajtja e maskave në stacionet hekurudhore.

“Green Pass”, i cili deri në këto momente është kërkuar vetëm në restorantet e mbyllura, tashmë është i detyrueshëm dhe për baret dhe lokalet e hapura.

Po ashtu, mbajtja e maskës është e detyrueshme në ambientet e universiteteve deri te parukeritë. Autoritetet, gjithashtu, rekomandojnë që të gjithë ata që kanë mundësi të punojnë sërish nga shtëpia.

Related Posts

Leave a comment