Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Abuzimi seksual me fëmijët nga klerikët e Kishës Katolike, reagon Papa Fraçesku

Screenshot_1-10

Papa Françesku ka reaguar për raportin tronditës, ku thuhej se  nga viti 1950 rreth 216,000 fëmijë kanë qenë viktima të abuzimit seksual nga anëtarët e klerit katolik në Francë.

Papa është shprehur se ky është një moment turpi, teksa u beri thirrje klerikëve që të bëjnë gjithçka që kjo mos të përsëritet më.

“Për fat të keq, ka një numër të konsiderueshëm abuzimesh. Shumë më tepër nga sa pritej. Unë inkurajoj peshkopët dhe eprorët fetarë që të vazhdojnë të bëjnë të gjitha përpjekjet në mënyrë që tragjedi të ngjashme të mos ndodhin më”, tha ai.

Kujtojmë që pak ditë më parë u publikua një raport ku thuhej  se  nga viti 1950 rreth 216,000 fëmijë kanë qenë viktima të abuzimit nga anëtarët e klerit katolik në Francë.

Kjo deklaratëe fortë ka ardhur nga kreu i panelit i cili heton abuzimet nga anëtarët e Kishës.  Jean-Marc Sauve po fliste për publikimin e një raporti të gjatë mbi abuzimin seksual në Kishën Katolike Franceze.

Sipas mediave të huaja bazuar te deklarata e tij pritet që ky numër të rritet në 330,000, kur përfshihej abuzimi nga anëtarët laikë të Kishës.

Leave a comment