Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

DËSHTIMI VARFËRUES I QEVERISË “RAMA 3”

RAMA 3 QEVERIA
Një qeveri që fillon mandatin e saj të tretë me qirinjtë e fikur dhe deklaron se është e sigurt për mandatin e katert rrezikon të digjet politikisht nga qirinjtë e shpresës që shqiptarët…
Nga Arben MALAJ * –
Ky cinizëm i ministrave personal me Drejtorët e Përgjithshëm të Policisë, Agjencitë e Sigurisë Kombëtare, te taksave ,tatimeve, doganave dhe kompanive te mëdha publike, të cilet duhet të jenë thellësisht profesional dhe sa më pak partiak,  është thelbi i dështimit të qeverive arrogante, te babezitura , të korruptuara dhe të kapura.
Nga përvoja ime si studiues, aktivist publik dhe kontribues politik përmes funksioneve dhe shërbimeve publike, por edhe me statusin e Presidentit të një OJQ -je mund te qartesoj se :
Nëse nje qeveritar deklaron me cinizem se Drejtoreve te pergjithshem u eshte fikur kandili i profesionalizmit, kandili i tyre politik, kandili i qeverive te shokeve dhe per shoket oligarkë në politikë dhe biznes, nuk eshte ndezuar kurre. Ata vazhdojnë të mbijetojne dhe të “ndriçojnë” veten në errësirën e dështimeve të tyre.
Unë kam pasur vërejtje dhe madje edhe ndonje komunikim të tensionuar me Ardi Veliun te cilin e njihja edhe personalisht për sjelljen në disa raste arrogante të policisë së shtetit që vepronte me dhunën e gjobave ndaj shtetasve shqiptarë, duke shërbyer si një zgjatim antikushtetues i Policisë së dhunshme te Bashkisë Tirane por jo vetem ne Tirane ndaj qytetarëve që shisnin për mbijetesë ne kryqezimet e rrugeve dhe ndaj banoreve rezidente.
Shitja per mbijetese nuk ndëshkohet por inkurajohet edhe në vendet e pasura, si një vetë-sakrifikim i fermereve për të luftuar varfërinë, për të përballuar kostot e rënda shëndetësore dhe për të paguar mirë arsimin e fëmijëve, mbesave dhe niperve si mundësia më e mirë për të shkeputur në famijet e tyre zinxhirin e trashgimit te varferise në disa brezave.
Keto debate jo publike me Ardi Veliun nuk e zvogëlon detyrimin për të reaguar kundër kryeministrave, zv/kryeministrave dhe ministrave që nuk u japin mirënjohjen publike dhe jo vetëm publike – drejtorëve të përgjithshëm për kohën që shërbyen ne poste të tilla të rëndësishme por dhe me rreziqe jo të vogla personale dhe me kosto jo lehta dhe jo afatshkurtër ndaj te femijve dhe familjeve te tyre.
Një qeveri që fillon mandatin e saj të tretë me qirinjtë e fikur dhe deklaron se është e sigurt për mandatin e katert rrezikon të digjet politikisht nga qirinjtë e shpresës që shqiptarët Duhet të ndezin me protestat paqesore, pa prekur dhe demtuar pronen private dhe publike. Pa shkatërruar asgje sepse kostot e shkaterimeve do te paguhen nga rritja e taksat varferonjeset mbi ata,
Shqiptaret duhet qe me driten e shpreses se kandileve te pa shuar te ndjesise dhe solidaritet njerezore te tregojne qirinjtë e shuar të politikaneve të pa përgjegjshëm, arrogantë, te babezitur, të korruptuar dhe kapur.
Deshtimi varferonjes i qeverise aktuale eshte certifikuar si drita e diellit nga realiteti i hidhur social, nga braktisja masive e Shqiperise, nga certifikimi edhe nderkombetare ne cdo indeks qe e klasifikon kete qeveri si qeveri te kapur nga oligarket dhe qe punon vetem per oligarket ne politike dhe biznes.
* Profesor Doktor, ish deputet dhe ministër i ekonomi-financave i Partisë Socialiste.

Related Posts

Leave a comment