Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Njëriu më i gjatë në botë kërkon pesë doza vaksine Anti-Covid

NJERIU me i gjate ne bote

Quhet Sultan Kosen. Është njeriu më i gjatë në botë. Jeton në qytetin Mardin në Turqi. Deri tani ka marrë dy injeksione të vaksinës Anti-covid, por kërkon që të bëjë pesë doza, pasi dy i quan se janë pak.

“Kam bërë dy injeksione me Pfizer. I thashë mjekut që duhet të marr pesë doza për shkak të gjatësisë së trupit dhe peshës. Doktori më tha prit të vaksinohet e gjithë popullata dhe nëse mbeten doza, do të t’i injektojmë ty. Dy doza për mua janë pak”.

Sultani ka frikë nga riinfektimi me virusin Covid 19.

“E kam kaluar njëherë koronavirusin. E kalova shumë vështirë. Kisha shumë temperaturë. U shtrova 5 ditë në terapi intensive. Kisha probleme me frymëmarrjen por fale zotit e kalova”.

Sultan Kosen 39-vjeç është 2 m e 51 cm dhe numrin e këmbës e ka 61. Ai ka hyrë në librin Guiness si njeriu më i gjatë në botë në vitin 2009.

Leave a comment