Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

29 vite bashkë, çfarë mund të na mësojë çifti Obama rreth dashurisë?

-640-0-6159e87336fae

Kur Barack Obama filloi të ishte një kandidat demokrat për Presindetin e 44 të SHBA-së, marrëdhënia me Michele Obama filloi të komentohej gjerë në publik. Kjo marrwdhenie ka magjepsur aq shumë publikun sa u kthye në një film “Southside With You”, ku përshkruhen momentet e fillimit të dashurisë tyre. 8 vite të cilat kaluan në Shtëpinë e Bardhë ofruan për ne disa mësime që duhet t’i përfshijmë në jetën tonë. Mësimi më i rëndësishëm është ai i dashurisë- si ta fitojmë, si ta meritojmë dhe si ta mbajmë afër.

1.      Besojini partnerit tuaj

Kur Michelle dhe Barack u takuan për herë të parë, të dy punonin në një firmë ligjore në Çikago. Znj. Obama u vendos si këshilluese për presidentin e ardhshëm dhe tërheqja midis tyre ishte e menjëhershme. Ndërsa Barack ndiqte gradën e re të Harvardit, Michelle hezitoi të dilte me të sepse nuk donte të përziente punën me dashurinë. Përfundimisht, ajo vendosi t’i besonte atij dhe zemrës së saj dhe të pranonte një takim të parë. Pjesa tjetër, siç thonë ata, është histori më vete.

Ky ishte besimi i parë që çifti shkëmbeu, por nuk do të ishte i fundit. Michelle duhej t’i besonte vendimit të Barack-ut për t’ja kushtuar jetën shërbimit, ndërsa shkelte në botën e politikës. Barack, nga ana tjetër, duhej t’i besonte Michelle pasi ajo u bë zëdhënëse e fushatës dhe administratës së tij. Besimi që ata kanë tek njëri-tjetri i përkufizon ata së bashku si një ekip i pathyeshëm.

2.      Argëtohuni së bashku

Gjatë 8 viteve në Shtëpinë e Bardhë, çiftit Obama u janë kapur shumë imazhe nga jeta e përditshme. Fotografi zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, Pete Souza, ka përjetësuar disa momente të çiftit, por gjithashtu ai është dhe përgjegjës për ruajtjen e historisë së tyre. Ajo që zbulohet vazhdimisht në këto fotografi është një dyshe që pëlqen të argëtohet së bashku.

Shkëmbimi i pëshpëritjeve gjatë vallëzimeve, përqafimet delikate, momentet pranë fëmijëve të tyre etj. ,tregojnë se ata tërheqin energji pozotive nga njëri-tjetri dhe i ndajnë së bashku gjërat që i bëjnë të lumtur.

3.      Planifikojeni bashkë të ardhmen

Gjithë kohën Michele dhe Barack Obama kanë pasur një qëllim të përbashkët , ata kanë punuar së bashku për ta arritur. E ardhmja e tyre është e mbushur me ëndrrat e njëri-tjetrit të cilat ata do vazhdojnë t’i realizojnë.

 

Related Posts

Leave a comment