Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Obama “thumbon” Trump: Të largohemi nga politikanët që nxisin konflikte dhe urrejtje përmes rrjeteve sociale

170305143551-trump-obama-split-super-tease

Ish-Presidenti i SHBA-së, Barack Obama zhvilloi sot një takim elektoral në qytetin e Pittsburgh në Pensilvani duke mbështetur kandidatin demokrat për Senatin, John Fetterman.

Ai i ka kërkuar qytetarëve që të marrin pjesë në votime për të vendosur për të ardhmen e tyre.

“Këto zgjedhje kërkojnë që secili prej nesh të bëjë pjesën që i takon” – tha Obama.

Gjatë fjalës së tij, Obama duket se ka “thumbuar” ish-Presidentin Trump, duke u shprehur se shumë politikanë kanë nxitur ndarjen e popullatës vetëm për të marrë pushtetin.

Obama u shpreh se këta politikanë përdorin rrjetet sociale ku nxisin konflikte dhe flasin për komplote.

Ai përmendi sulmin ndaj Paul Pelosi – bashkëshorti i kryetares së Dhomës Nancy Pelosi – si një shembull i një “klime të rrezikshme” në politikën amerikane.

“Kur ka një sulm si ky, ata e hedhin poshtë atë, bëjnë shaka me të,” tha Obama, duke iu referuar disa reagimeve të kandidatëve republikanë ndaj sulmit.

Një tjetër çështje që trajtoi Obama gjatë fjalimit të tij, ishte aborti. Ai deklaroi se të gjitha gratë duhet të kenë të drejtën të bëjnë çfarë të duan me trupin e tyre.

Obama tha gjithashtu se e drejta për të pasur akses në kontrollin e lindjes dhe martesat e të njëjtit seks mund të rrezikohen nëse republikanët fitojnë dhe “ri-interpretojnë” atë që shumë amerikanë i konsiderojnë “të drejta kushtetuese të rregulluara mirë”.

Related Posts

Leave a comment