Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Trump “ndez” motorin e fushatës: Vetëm po u zgjodha shmanget lufta e Tretë Botërore

download (34)

“Do ta mbarojmë punën”, Ky ishte sllogani i ish-presidentit Amerikan Donald Trrump në konferencën e konservatorëve që u zhvillua dje në afërsi të Uashingtonit.

Edh pse fjalimi i tij nuk ishte parashikuar i gjatë, Trump foli pothuajse dy orë përballë elektoratit që e ka votuar në 2017, duke rikthyer tematikat e kaluara, nga muri ndarës me Meksikën, lufta kundër burokracisë e deri tek përballja me Kinën, por miliarderi 76-vjeçar shtoi edhe disa elementë të përditësuar.

“Do të mbyll konfliktin në Ukrainë dhe do të shkojmë mirë me Putin”, ishte një prej premtimeve, pas kritikave ndaj Joe Biden dhe djalit të tij Hunter, të cilësuar si kriminelë.

Trump deklaroi se me të Rusia nuk do të kishte sulmuar kurrë Ukrainën, dhe paralajmëroi votuesit republikane se ai është kandidati i vetëm i partisë që mund të shmangë Luftën e Tretë Botërore.

Një sondazh i disa orëve para fjalimit tregon se elektorati republikan anon ende nga ish-presidenti, i cili ka 62% të konsensusit kundrejt 20% të rivalit direkt, guvernatorit të Floridës Ron De Santis.

Related Posts

Leave a comment