Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

VIDEO/ Plas keq mes Fifit dhe Semi Jaupaj: Nuk e rr*j hiç ça bën ti

C540182A-AF48-403C-B026-DF4C84A17385

Brenda shtëpisë së Big Brother kanë nisur diskutimet me tone të larta mes vip-ave. Në diskutim këtë herë është përfshirë këngëtarja Fifi dhe këngëtarja Semi Jaupaj.

I gjithë debati ka nisur, pasi Fifi ka kërkuar që të hiqen valixhet nga rruga duke komentuar se duken shumë keq.

Pas kësaj ka reaguar Semi, e cila e quan të pavend komentin e Fifit.

“Ishalla lahesh ishalla s’lahesh veç hiqe valixhen prej rrugës, ça është kjo tashi”, ka thënë Semi.

Më pas Fifi ka ngritur zërin duke kërkuar të hiqen padiskutim valixhet nga rruga.

“Nuk e rruj hiç ça bën ti, vetëm valixhet prej rruge se spo më pëlqejnë s’po duket mirë. Hiqini valixhet prej rrugës dhe mbyllet diskutimi”, është shprehur Fifi.

Related Posts

Leave a comment