Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Sot Fifi feston ditëlindjen, Arbana Osmani zgjedh mënyrë më speciale për ta uruar

Capture

Mes urimeve të shumta që Fifi ka marrë sot për ditëlindje nuk ka munguar një as nga moderatorja e “Big Brother VIP”, Arbana Osmani.

Filloreta Raçi feston sot ditëlindjen dhe bën 28-vjeç. Që në mesnatë në rrjetet sociale kanë nisur urimet e shumta për artisten nga familjarët, miqtë dhe fansat. E nuk ka munguar një urim publik as nga Arbana.

Ajo ka publikuar në rrjetet sociale një video nga shtatori i vitit të kaluar ku ato vendosin një bast për pjesëmarrjen e Fifit në “Big Brother VIP”. Artistja thotë në videon në fjalë se nuk ka shanse që ajo të bjerë në dashuri në reality-show. “Nëse unë shkoj në finale dhe dal nga aty e dashuruar, çfarë të duash të japë. Por nuk do ndodhë kurrë.”- shprehet Fifi.

Krah videos, moderatorja ka shkruar: “Gëzuar ditëlindjen Fifula ime! Që në finale fare fare sot është më e dashuruar se kurrë dhe kështu qofsh gjithë jetën!”

Sot Fifi feston ditëlindjen, Arbana Osmani zgjedh mënyrë më

Related Posts

Leave a comment