Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Shishet kokës polakëve/ FIFA dënon Shqipërinë

-640-0-6166a60b9fae8

Pas ndeshjes së luajtur mbrëmjen e djeshme për eliminatoret e Kupës së Botës ka reaguar organi më i lartë i futbollit.

FIFA ka dënuar dhunën gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Polonisë dhe Anglisë kundër Hungarisë.

Sipas FIFA-s, tifozët hungarezë u përleshën me policinë dhe stafin e sigurisë në Wembley pas thirrjeve raciste mes tyre.

Po ashtu protagonistë ishin dhe tifozët shqiptarë që goditën me shishe lojtarët polakë pasi shënuan.

“FIFA aktualisht është duke analizuar raportet e ndeshjeve kualifikuese të Kupës së Botës mbrëmë, në mënyrë që të përcaktojë veprimin më të përshtatshëm.

FIFA dënon me forcë incidentet në Angli kundër Hungarisë dhe Shqipëri kundër Polonisë dhe dëshiron të deklarojë se qëndrimi i saj mbetet i vendosur në refuzimin e çdo forme dhune, si dhe çdo formë diskriminimi ose abuzimi. FIFA ka një qëndrim shumë të qartë të tolerancës zero kundër sjelljeve të tilla të neveritshme në futboll,” tha zyrtari i FIFA-s.

Related Posts

Leave a comment