Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Gjysmëkoha e kësaj Pandemie jetëlënduese dhe jetëmarrëse

Tritan KALO

Nga Tritan KALO –

Vështirë të përcaktohet me saktësi, por në kohështrirje e plotë të ekzistencë së paku gjysmëkoha e kësaj Pandemije jetëlënduese dhe jetëmarrëse me siguri ka kaluar….

Në ndërkohë konspiracionistët e mos ekzistencës së infeksionit nga Sars-Cov2/Covid-19, shpresoj të jenë bindur për praninë mes nesh të kësaj “flame mbarëbotërore”….

Në ndërkohë “futuristët “gjithollogë” e patën të mjaftueshme kohën për të kuptuar se protagonizmi i kërkuar, është një flluskë sapuni e përkohëshme në dallim me qëndrueshmërinë e jetëgjatësinë e gjurmëve që le pas vetes modestia e punës këmbëngulëse…

Në ndërkohë një vit i kaluar përmes turbulencave të shumta socio-ekonomiko-politike që krijoi përballja me pandeminë e Sars-Cov2/Covid-19 zbuloj se poshtë “lustrës verbuese të shoqërive Demokratike”, fshihen shumë pabarazi sociale, ekonomike e politike, të cilat e bëjnë të domosdoshme korigjimin e tyre, në mënyrë që njerëzimi të mirëpërgatitet për t’u përballur në të ardhmen me “Pandemitë” jo vetëm virale por edhe socio-ekonomiko-politike.

Kemi lindur të barabartë në këtë jetë, ndaj edhe të tillë duhet t’a jetojmë ekzistencën tonë: Together forever!

Related Posts

Leave a comment