Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Luftë e përgjakshme mes bandave dhe policisë greke, del video nga momenti i përplasjes

-640-0-c869062c27aa81c1de743590a83228aa

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e 7 të tjerëve, mes të cilëve 6 prej tyre ishin policë të forcave DIAS.

Ngjarja tronditëse ndodhi mbrëmjen e së premtes (22  tetor).

Mediet greke njoftojnë se sipas burimeve policore, efektivët i kanë bërë sinjal shoferit të një makine, i cili ndodhej brenda me dy persona të tjerë, të ndalonte për kontroll.

Por, drejtuesi i mjetit nuk ka respektuar urdhrin për të ndaluar, duke i dhënë gaz makinës për t’u larguar.

Si rrjedhojë ka nisur një përndjekje nga ana e policisë që përfundoi në rrugën “Eldidos”.

Në momentin e ndalimit në këtë zonë, drejtuesi i makinës përplasi një nga motorët e policisë, duke bërë që këta të fundit të qëllojnë me armë.

Si rrjedhojë njëri nga tre pasagjerët që ndodheshin në automjet humbi jetën, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur bashkë me 6 policët e DIAS.

Mësohet se pasagjeri i tretë që ndodhej në makinë është arratisur, e si rrjedhojë është shpallur në kërkim nga policia greke.

Related Posts

Leave a comment