Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Si të kuroni ekzemën me anë të regjimit ushqimor, flasin ekspertët

-800-0-6172b47c5147f

Ekzema është një sëmundje e lëkurës që zakonisht shfaqet në duar, gishta, krahë apo në skalpin e kokës. Fazat e para të kësaj sëmundje mund të mos jenë shqetësuese, por me kalimin e kohës gjendja përkeqësohet. Megjithëse medikamentet dhe kurat ekzistojnë dhe janë të shumta, zgjidhja më e mirë është që ta mësoni trupin tuaj me metoda sa më natyrale.

Këtu nuk përjashtojmë vizitat me mjekun, por mund të shtoni një ndihmë për trupin tuaj teksa merrni këto trajtime specifike. Regjimi ushqimor është një mënyrë e përkryer për të nisur me kurimin natyral të sëmundjes së ekzemës. Ju duhet të ndiqni vetëm disa këshilla të thjeshta të cilat j’ua rendisim në vijim.

Si të ndryshoni dietën tuaj?
Nisni nga eleminimi çdo ushqimi të shpejtë e të përpunuar që ndikon në mirëqenien e lëkurës tuaj. Këtu futen ushqimet fast food, sheqernat apo çdo lloj përbërësi tjetër jo natyral. Hiqni dorë nga alkoli, sheqeri,karbohidratet përpunuara dhe fokusohuni tek perimet, gruri, orizi dhe tek ushqimet që ulin inflamacionin në trup si kanella apo turmeriku. Alkoli njihet si një nga përkeqësuesit më të mëdhenj të lëkurës ndaj mundohuni ta mbani sa më larg. Konsumimi i sa më shumë frutave dhe perimeve të stinës do të reflektohet menjëherë edhe në qetësimin e lëkurës tuaj.

Related Posts

Leave a comment