Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Për ditëlindjen e At Gjergj Fishtës, në fidanishten e poetëve

b1741bd0-6268-49f5-b23f-bbfb9935e647

Nga Besim DYBELI-

Rrallë qytet mund të gjendet në Shqipëri, që mund të ketë promovuar aq shumë talente dhe figura të lëvrimit të vargut të lirë poetik. E, kjo, është Lezha e lashtë dhe e re. Ndërtuar në fushë, krah malit hijerëndë, që sikur i kujton qytetit e trojeve shqiptare historinë e Skënderbeut. Lezha, plot sharm e urtësi, shpaloset ndanë fushës, që ravijëzohen me laguna e parqe, për tu “derdhur” në Adriatik.

Ky qytet , me njerëz solidë e punëtorë mbart në vetvetë një histori të lashtë plot krenari, për t’iu prezantuar homologëve të vet më të mëdhenj, pa as një ndjenjë inferioriteti, në cdo aspect të jetës. Rasti e solli, që me shumë kolegë gazetarë, shokë e miq, të gjendemi për dy ditë aty. Mysafire ishte dega e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, që në ditëlindjen e At Gjergj Fishtës, inicionte cmimin “At Gjergj Fishta” për gazetarët e këtij Qarku në fusha të ndryshme të gazetarisë. Për figurën e veprën e tij do të liste edhe publicist e analisti i njohur, Frrok Cupi. Ndërsa për aktivitetin, foli kreu i UGSH, Aleksandër Cipa. Ne fakt, cmime të tilla jep cdo degë e Unionit për figura të lartësuara në qytetet e tyre. Organizatori i kësaj ngjarjeje, kreu i degës së UGSH, i respektuari, Gjergj Figuri. Të ftuar pjesëmarrës nga të gjitha degët, përfaqsuar nga drejtuesit në qarqe. Ceremonia e ndarjes së cmimeve do të organizohej në resortin “Tanushaj”, një godinë e re dhe e stilit të ri, që për nga shërbimet dhe mjediset, ishte për tu patur zili. Pjesëmarrës active edhe drejtues të pushtetit vendor, intelektualë lezhianë e më gjërë, poetë e shkrimtar, gjer tek fëmijët letrarë në gjurmë të të parëve të tyre, poetë të zellshëm. Një mbrëmje mbersëlënëse në restorant “Rapsodia”. Këtu gërshetohej tradita me modernen, si në mjediset e brendëshme, ashtu edhe në kulinari. E nesërmja tek Klubi i Gjuetarëve.

Një asnsambël godinash të vjetra të restauruara me mjeshtëri. Bisedë e këndëshme mes kolegëve e poetëve, ku do të përshëndeste vetë kryebashkiaku i këtij qyteti. Vetë resorti, mes një gjelbërimi , ruante të paprekura si në një muze natyror e ambjental, dhomat ku qëndronin dikur ish-udhëheqësit komunistë e figura të tjera gjer tek emri i Conti Cianos! Pjesëmarrësit do të riktheheshin sërisht në bregdet. Tek “Syri I Zi”, një manifestim poetik i talenteve fëminorë. Këtu do të nderohej me cmim edhe poeti i njohur lezhian, Prec Zogaj. Ai veprën e tij letrare do të konsideronte si vazhdimësi e bashkësi krijuese me dhjetra e dhjetra poetë e shkrimtarë lezhiane. Mesdita tek Mrizi i Zanave. Shumëkush është gjendur këtu. Në këtë resort, të njohur dhe jashtë vendit, nuk “mërzejnë” Zanat. Ato “këndojnë” për mysafirë nga të katër anët e vendit e jashtë kufijve. Gjithcka aty, merr emrin “përsosmëri”. Këto ishin dy ditët tona aktive e mbresëlënëse në Lezhë. Në këtë qytet ku “mbijnë” përditë poetë e shkrimtarë, packa se një numër jo i paktë i tyre banon e krijon në metropol. Ndaj, jo më kot e kam cituar që në krye të këtyre radhëve. Lezha mbetet “fidanishtja” e poetëve. Ata rriten këtu, por “shtegëtojnë” në Tiranë e më gjërë…Lamë pas qytetin e shtëpinë e At Gjer Fishtën. Ai ishte aty, në ballë të shtëpisë së tij . Kjo e fundit, e rikonstruktuar pak kohë më parë, por më shumë e mbyllur për vizitorët. Në “liri” mbeten vargjet e poetit të madh dhe vetë vepra e shpirti i Tij…

Related Posts

Leave a comment