Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Raporti i KLSH zbulon abuzimet e ministres Krifca me grandet bujqësore

krifca-1-750x375

Një raport i KLSH i muajit korrik 2019, konfirmon se në Agjencinë e Zhvillimit Bujqësor Rural, ish-drejtoresha Frida Krifca, ka bërë abuzime të shumta financiare në buxhetin administrativ e grande bujqësore të fermerëve…

Sipas raportit të sjellë për publikun nga Pamfleti.net, ish drejtorja e AZHBR, aktualisht ministre në detyrë e Bujqësisë : “ka mbajtur të fshehtë, zhdukjen e kontratave për investime rikonstruksione zyrash rajonale të AZHBR, me vlera mbi 200 milionë lekë, si dhe zhdukja e kontratës 135 milionë lekë, me objekt “Studimi i mizës së ullirit”; për të cilën është kërkuar ndjekje penale.

Në shkelje të ligjit, me urdhër personal si drejtore e AZHBR, Frida Krifca ka përdorur 25% të fondit të grandeve bujqësore e blegtorale, për reklama mashtruese ndaj donatorevë e fermerëve.

Shkelje e rëndë është mos-veprimi për 2 miliardë lekë të reja kredi të dhëna e të pashlyera, duke i cilësuar “humbje pa kthim”, kur bizneset janë aktive e me pasuri të shumta; ndërkohë që këto vlera nuk i kanë përdorur për biznese agro-bujqësore.

Paçka se ligji e përcakton, që grandet jepen vetëm për fermerët, rezulton se 70% e vlerës është marrë nga biznesmenë ndërtimi e trasportesh, madje dhe nga ndërtues kullash, si firma “ANA shpk” e familjes së Vilma Nushit, me kullën te ish-hotel “Vjosa” në qendër të Tiranës.

KLSH ka konstatuar, se në gjykatë janë bërë 30 akt-padi për debitorët, mirëpo me urdhër të ish-drejtoreshës Frida Krifca sot Ministre Bujqësie, atyre u është kërkuar vetëm zgjidhja e kontratës dhe jo kthimi i milionave që u janë dhënë, ndërsa më pas AZHBR është tërhequr nga akt-paditë.

Në raport, thuhet se në llogarinë e Agjencisë Zhvillimit Bujqësor Rual për vitet 2017-2018, mungojnë 2.1 milionë Euro interesa grandesh, për të cilat nuk ka dokumentacion.

Shkelje është dhe ky fakt: 4 muaj pas emërimit drejtore e AZHBR, me Urdhër nr. 190, datë 06.11.2017, ka shtuar 10 nëpunës, ndërsa në muajin shtator 2018, shtoi edhe 36 nëpunës të tjerë.

Çfarë qëndrimi u mbajt për këto abuzime?

Në fund të raportit të KLSH, vijon Pamfleti: “Drejtoreshës Frida Krifca, iu kërkua që menjëherë, të largonte nga detyra dhe të çonte për ndekje penale, shefat e sektorëve që kanë firmosur abuzimet me grandet dhe falsifikimet e tenderëve, librat e kontabiliteve dhe zhdukjen e kontratave financiare.

Por Frida Krifca, nuk largoi e nuk kallëzoi asnjerin, madje disa prej tyre i ka emëruar në Ministrinë e Bujqësisë, si drejtorë e shefa sektorësh të tenderëve, grandeve për fermerët, licensave të miellit, farave, peshkimit e pesticideve dhe në kontrollin e aktivitetit të ministrisë.

Ndërsa brenda 30 janarit 2020, iu la detyrë të bënte kallëzimet penale në prokurori e procedime civile në gjykatë, për zyrtarët që kanë bërë abuzime me fondet dhe kthimin e shumave, por deri më 9 shtator 2021 kur filloi detyrën ministre, nuk kallëzoi asnjë.

Më 17 korrik 2019, KLSH i ka dërguar kryeministrit Rama, raportin me abuzimet e korrupsion total 56 milionë Euro në AZHBR dhe rekomandimin që Frida Krifca, të shkarkohet e të mos jetë më drejtuese në administratën publike, mirëpo Rama e bëri Ministre të Bujqësisë.

Më 31 korrik 2019, KLSH, raportin ia ka dërguar dhe ish-Ministrit të Bujqësisë, Bledar Çuçi,  për informacion, masë administrative e kallzim penal ndaj Frida Krifcës, por edhe Çuçi e hodhi në kosh”.

Related Posts

Leave a comment