Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Kam qarë për Enver Hoxhën”/ Monika Lubonja habit me rrëfimin e saj në Big Brother

Capture

Teksa ndodheshin në shtëpinë e dënimit, banorët e dënuar kanë bërë disa rrëfime në lidhje me jetën e tyre personale. Duke qenë se kjo shtëpi është e mobiluar sipas stilit të para viteve 1990, biseda ka çuar Monikën dhe Arditin në ato vite!

Aktorja i ka treguar këngëtarit se ka qarë kur Enver Hoxha ndërroi jetë! E pyetur nga Arditi nëse qanin vërtetë apo jo, Monika u shpreh se të gjithë që kanë qarë atëherë e kanë bërë vërtetë!

“Ai e kishte ngritur kultin e vetë, unë recitoja poezi në shkollë për të”, u shpreh Monika.

Biseda vijoi më tej, ku aktorja e njohur u shpreh se një popull i tërë nuk mund të bënte lojë me këto punë.

“Vetëm babai im nuk qau”, përfundoi ajo. Monika gjithashtu ka “hapur zemrën” dhe ka treguar një moment aspak të lehtë nga jeta e saj, duke thënë se edhe ajo vuan nga ankthi.

‘’Edhe unë vuaj nga ankthi, unë kam sjellë nëpër duart prangat e babit kur isha ende fëmijë. A e di çfarë do të thotë të shohësh spitalin psikiatrik në moshën 19- vjeçare. Ju jeni artista, por nëse do donit një këshillë nga unë është që të mendonit dy herë përpara se ta thoni fjalën e keqe’’, i tha ajo Semit.

Related Posts

Leave a comment