Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Marksistë-leninistët shpalosin portretin e Enver Hoxhës në mes të Madridit (VIDEO)

Envber Hoxha ne sheshin e Madridit

Një tubim i mbajtur në Madrid nga të majtët spanjollë, ka pasur ndër disa prej personazheve të njohura të komuniztëve botëror, edhe diktatorin shqiptar Enver Hoxha.

Pamjet i ka publikuar Arbër Agalliu, gazetari shqiptar që jeton në Itali.

Postimi i Arbër Agalliut

Një mikesh me pushime në Madrid javën e kaluar më dërgoi këtë video. Ky është marshimi i organizuar nga partia spanjolle marksiste-leniniste Reconstruçión Comunista që u mbajt më 14 prill.

Ndër pankartat e ngritura nga pjesëmarrësit, mund të shihen fotot gjigante të Leninit, Stalinit, Marksit, Engelsit, por edhe të diktatorit shqiptar Enver Hoxha.

Të dashur miq spanjollë, para se të idhulloni figura si ajo e Hoxhës, studioni historinë e Shqipërisë, diktaturën hoxhiste, persekutimet, gjakun e derdhur nga shqiptarët, hermeticitetin e një kombi, racionimin e ushqimit, urinë e vuajtur, frikën, presionin e vazhdueshëm etj etj.

Asnjë regjim nuk është më pak i keq se të tjerët deri në atë pikë sa të merret si shembull, asnjë regjim nuk justifikohet me shprehjen “ka bërë edhe gjëra të mira”, as ai i Enver Hoxhës./ TemA

Related Posts

Leave a comment