Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Skënder Durmishi ambasador i ri i Kosovës në Shqipëri

durmishi

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin në Shqipëri, Elisa Spiropali, ka pritur në takim Skënder Durmishin, të cilit i ka uruar postin e ri të ambasadorit të Kosovës.

Ajo ka thënë se do të vazhdojë angazhimi i plotë i Qeverisë dhe i Kuvendit për çdo iniciativë, marrëveshje, politikë apo projekt që i shërben ardhmërisë dhe njerëzve të Kosovës dhe Shqipërisë.

“Bisedova me ambasadorin Durmishi dhe Koordinatorin për zbatimin e marrëveshjeve mes dy vendeve tona, Gentian Sala, mbi rëndësinë që ka forcimi i bashkëpunimit në fushat prioritare mes Shqipërisë dhe Kosovës”, tha Spiropali.

“Ky bashkëpunim ka pasur dhe do ketë angazhimin e plotë të qeverisë dhe të Kuvendit për çdo iniciativë, marrëveshje, politikë apo projekt që i shërben ardhmërisë dhe njerëzve në të dyja anët e kombit”.

Durmishi, në vitin 2016 ishte ambasador i Kosovës në Mal të Zi, ndërkaq gjatë viteve 2014-2015, Drejtor i Akademisë Diplomatike në MPJ.

Po ashtu ka shërbyer edhe në ambasadat e Kosovës në Maqedoni dhe Australi gjatë viteve 2012 dhe 2013.

Skënder Durmishi

Ndryshe deri më tani në Shqipëri ambasador i Kosovës ishte Nait Hasani, por ky i fundit bashkë me 11 ambasadorë të tjerë në muajin maj ishin shkarkuar nga detyra nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës.

Pjesa më e madhe nga ta kanë qenë funksionar nëpër partitë politike.

Më tre tetor, Albanian Post pati raportuar se IIlir Dugolli, është emëruar ambasador në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Valdet Sadiku në Slloveni, Martin Berisha në Kroaci dhe Skender Durmishi në Shqipëri.

/Albanianpost.com

Related Posts

Leave a comment