Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Iku dhe Liria! Jetonte vetëm, vdiq vetëm …

fjongo dhe qiri homazh

Nga Besim DYBELI –

Një grua “karizmatike” në qytetin e Elbasanit, humbi jetën tragjikisht. Ajo ishte personazhi më publik në qytet e më gjërë. Dhe kjo,  për vetë faktin se cfar prezantonte ajo si një grua me probleme të trashëguara, përsa i përket shëndetit mendor. Pak mund ta dinë se ajo ka qenë një mësuese shembullore dhe ka lindur dhe është rritur në fshatin Tregan të Elbasanit. Në punë e sipër pësoi crregullime mendore. Ato u thelluan, pas një drame familjare. Liria mbeti një endacake, që shëtiste në cdo shesh e rrugë të qytetit të Elbasanit. U fliste të gjithëve. Futej pa ftesë në cdo takim publik e electoral dhe i shante të gjithë. Nuk ishte agresive. Tepër poaqësore.  Por e njohur për të gjitha kategoritë e moshave. Jetonte në lagjen “Haxhias”. Mësohet se ka qenë duke zbritur shkallët. Kishte një kovë uji në dorë, por ka rrëshqitur. Fatkeqsisht, është rrëzuar duke u përplasur me kokë në shkallët prej betoni.  Liria iku…Ajo do të mbahet mend nga të gjithë…/Arberia News.net

Related Posts

Leave a comment