Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

U çensurua në “Foltore”/ Kryetarja e FRPD-së pyetje me “spec” Sali Berishës:

175047040_2988517614711759_6747083183455546180_n-480x360
Si kryetare e Forumit Rinor të PD Dega 8 Tirane, me synimin per ti drejtuar disa pyetje Dr. Berishes, sot shkova ta bëj këtë në “foltoren” e organizuar me te rinjtë në orën 12:00. tek amfiteatri.
Duhet theksuar se dega qe unë drejtoj eshte e vetmja ne Tirane qe arriti te fitonte ne zgjedhjet e 25 Prillit .
Dhe per këtë i detyrohem te rinjve qe më besuan dhe i perulem strukturave per mbeshtetjen .
Jam rritur mitingjeve te Sali Berishes dhe admiroja figuren e tij politike. Duke qene objektive kundrejt situates aktuale ne PD dhe se perfaqësoj nje grup te rinjsh  e ndjeva detyrim te isha pjese dhe te degjoja arsyet e krijimit te kesaj levizje.
Megjithëse për sa më siper, organizatoret e FRPD kanë dijeni të plotë, duhet ta shpreh me keqardhje që pavarësisht kerkeses time te vazhdueshme për ta marë mikrofonin dhe për ti drejtuar pyetjet u ndesha me mungesen e vemendjes dhe shmangien nga ana e organizatoreve për dhenien e mundesise së shprehjes.
Rinia eshte faktori vendimtar, mbeshtetes per demokracine ne PD , individe te vecante nuk mund ta pengojne ate te shprehi mendimet e lira haptazi!
Ne te rinjte e ketij vendi nuk mund te mbetemi peng i inateve personale te liderëve, qofshin edhe historik. Andaj kisha disa pyetje per zotin Berisha te cilat nuk arrita tja dretoja .
Pse doktori e thirri “foltoren” pikerisht pas pezullimit te tij nga grupi parlamentar? Fill pas kesaj filloi te akuzonte zotin Basha si peng te Rames !?!?
Nese PD i paska patur keto probleme me pare, pse z. Berisha nuk e beri me pare kete levizje?
Nese PD-ja na qenka kaq e shenjte per të,
perse na shtyne drejt nje fryme anti amerikane ?
Shpallja e tij “non grata” eshte bere nga Sekretari Jashtem i SHBA -ve
Jo nga Basha e as nga ndonje individ tjeter ne PD.
A nuk do te ishte me e drejte te perballej per te drejten e tij duke mos e ngatërruar PD dhe te krijonte perçarje, pasi ne kemi nevoj me shume se kurre per te qene bashke ?
A nuk do te ishte me e hijshme dhe fisnike qe ne te vazhdojme ta admirojme si lider qe sakrifikon interesat e tij personale per PD? / Aida QOQJA-FCB/

Leave a comment