Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Shteti italian e braktisi/ Dëshmia e shqiptares që denoncoi prostitucionin para se të vetëvritej

Adelina Sejdini

Shqiptarja Adelina Sejdini, pak ditë më parë zuri vend në kronikën e zezë të medias italiane për aktin tragjik të vetëvrasjes. Ajo vendosi të hidhet nga një urë hekurudhore në Itali, pas urdhër dëbimit të lëshuar nga autoritetet italiane, tek të cilët kohë më parë kishte denoncuar praninë e një rrjeti trafikantësh seksi.

Ndërkohë që ka kaluar një javë nga raportimi mediatik i fundit tragjik të saj ( në Romë, më 08 nentor), të tjera detaje kanë dalë lidhur me këtë vendimarrja të dhimbëshme.

Po nga mediat italiane mësohet se e ndjera Sejdini ka paralajmëruar se gjestin po e merr pas urdhrit të dëbimit nga autoritetet policore për të mos shkelur 1 vit në territorin e kryeqytetit Romë.

“Unë do vdes se do vdes nga kanceri, e di që nuk e kam të gjatë, por të paktën Adelinat e tjera nuk do të kenë fatin që kam pasur unë. Që kur lexova dokumentin kam makth dhe panik. Unë do pres pak dhe do shkoj të hidhem nga ura, t’ju vijë turp. Vdekja ime do ju mbetet në ndërgjegje”, thotë Adelina në mesazhin e fundit të saj.

47 vjeçarja shqiptare, e rrëmbyer, rrahur dhe përdhunuar për 22 vite me dëshminë e saj çoi në arrestimin e 40 shfrytëzuesve të prostitucionit.

“Në Romë më kanë trajtuar si kriminele e më thanë se nëse brenda mbrëmjes së djeshme nuk largohem nga Roma drejt Pavias, do të më arrestojnë”, thotë ajo.
 “Hajde të më arrestoni brenda në arkivol, thotë ajo e këto video dëshmojnë se nëse më ndodh ndonjë gjë mua, faji është i Policisë së Shtetit, i Zyrës së Emigracionit të Pavias, është i atyre që po më trajtojnë si kriminele duke firmosur një letër dëbimi dhe i gjithë atyre që mund të bënin dicka e nuk bën dot asgjë… do të më kenë në koshiencën e tyre. Do pres dhe pak e do të hidhem nga ura e parë që do më shfaqet…. e bëj që Adelina të tjera mos të jetojnë atë c’ ka me ndodhi mua… t’ju vij turp. Ky eshtë abuzim detyre. Ju më shfrytëzuat për 20 vite e tani më trajtoni si kriminele.’

Shqiptarja Alma Sejdini ishte e njohur në kronikat italiane për kurajon e saj në denoncimin e anëtarëve të një bande kriminale që e shfrytëzonin dhe e dhunonin për të punuar si prostitutë rruge.

 

Related Posts

Leave a comment