Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Abuzime pa fund, emërime skandaloze/ Radio Televizioni Publik një lubi korrupsioni

martin leka leka bungo

Abuzime masive me fjetje në hotele, dreka, dieta dhe tendera, emërime skandaloze dhe kaos… E tillë paraqitet situata që sundon Radio Televizionin Publik Shqiptar (RTSH), e sjell nga gazetari Adriatik Doçi…

 Duke iu referuar një raporti të KLSH, gazetari Doçi ka publikuar disa nga abuzimet financiare në Radio Televizionin Shqiptar. Aferat karakterizojnë çdo veprimtari të RTSH që nga tenderat korruptivë, kontratat, dietat e pajustifikuara, fjetjet në hotele, dreka, darka, punësimet etj.  Sipas tij:

 “Nuk ka dyshim se RTSH është një lubi korrupsioni, nepotizmi, vegjetimi, klientelizmi, mediokriteti, dembelizmi, erotizmi, kaosi etj., – ndoshta një lubi e natyrshme për shtetin, organin e akuzës dhe shoqërinë shqiptare. I pazakontë është fakti se drejtuesit e RTSH (martinlekabungot) e pranojnë degradimin e RTSH para Kuvendit me një zell të çuditshëm, kërkojnë mbështetje buxhetore dhe askush nuk vepron. 1300 punonjës, 90 % parazitë, miliona euro buxhet vjetor nga paratë publike, dhe produkti përfundimtar në interes të publikut është asgjë. Mendoj se duhet të flasim dhe denoncojmë deri sa ajo godinë korrupsioni dhe turpi kombëtar të shembet. Disa nga aferat në RTSH, të konstatuara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, vitet e fundit.

Ja pse tenderi për të cilin u arrestua Thoma Gëllçi është një thërrime në sofrën e madhe të shpërdorimit të parave publike. Dhe një nga protagonistët e këtij abuzimi historik, Martin Leka, synon të marrë përfundimisht vendin e Gëllçit, për të vijuar avazin në aleancë interesash me Leka Bungon.

Një pjesë e sagës së vjedhjeve në RTSH

-7.6 mijë USD për gjoja fjetje në hotele në tre raste, pa paraqitur asnjë faturë justifikuese.

-6 përfaqësues të RTSH kanë fjetur për 15 ditë në një hotel në Lisbonë, me çmim 180 euro për dhomë, kur vendimi i Këshillit Drejtues në këto raste parashikon maksimumi deri në 110 euro nata për person.

-Anëtarët e Bordit të Administrimit pagesa pa marrë fare pjesë në mbledhje.

-13 mijë USD dreka dhe darka, të cilat duhet të paguheshin palët e tjera.

-Drejtori i Fotografisë nëpërmjet dy kontratave të sponsorizimit ka marrë 10 750 euro në mënyrë të paligjshme.

-Një pronar mobilierie ka marrë 25 mijë USD për skenografinë e programit ‘Gjyshet milionere’.

-Një numër i konsiderueshëm i punonjësve të RTSH marrin në të njëjtën kohë edhe pagën, por edhe dhe honorarë për projekte, në mënyrë abuzive dhe konflikt interesi.

-12 punonjës marrin pagën në RTSH edhe pse kanë mbushur moshën e pensionit.

-Punonjësit e rinj merren në punë pa asnjë kriter, si dhe nuk ka vlerësohet performanca e tyre.

-Shumë punonjës mbahen jashtë strukturës dhe pa e ditur se për çfarë pune paguhen.

-Kontratat individuale të punës janë kaotike dhe të paligjshme, mungojnë afatet, pagesa, koha e pjesshme apo e plotë, në kundërshtim flagrant me Kodin e Punës.

-Emërime të paligjshme dhe pa plotësuar kriteret në pozicione drejtuese.

-Pagat orkestrës janë rritur në mënyrë të paargumentuar.

-Me tenderin për ndriçimin e studios së re të lajmeve janë vjedhur 270 mijë USD, viti 2019, pasi kompania ka mashtruar duke sjellë pajisje më të lira ndryshe nga kërkesa në dokumentet e tenderit, dhe kjo gjë është pranuar nga dyshja Gëllçi-Leka.

-Me tenderin për pajisje për studio janë vjedhur 100 mijë USD, pasi kompania ka sjellë pajisje më të lira dhe të ndryshme nga kërkesat në tender, dhe kjo gjë është pranuar nga dyshja Gëllçi-Leka.

-Me tenderin për blerje licenca për përdorues të sistemit MAM Etere dhe Playout ETX, viti 2018’, janë vjedhur 111 mijë USD.

-Me tenderin për blerje pajisje për kanalin RTSH Agro janë vjedhur të paktën 190 mijë USD.

-200 mijë euro nga moszbatimi i qëllimshëm i kontratave me palët e treta.

922 milionë lekë dëm nga keqadministrimi i fondeve të RTSH, organ që marr para edhe nga buxheti i shtetit, por edhe taksën nga çdo familje përmes faturës së dritave.

-1.2 miliardë lekë dëm për 3 investime kryesore në RTSH.
-Me tenderin e rikonstruksionit të stacioneve ekzistuese janë vjedhur 30 mijë USD.

-Me tenderin për furnizim vendosje depozita karburanti janë përvetësuar 17 mijë euro.

-Me tenderin për rikonstruksionin e disa stacioneve ekzistuese janë vjedhur 67 mijë USD.

-Me tenderin për mbikëqyrjen e punimeve për rikonstruksionin e disa stacioneve ekzistuese janë vjedhur 14 mijë USD.

-Me tenderin e rikonstruksionit të godinës së radio televizionit të Korçës janë vjedhur 10 mijë USD.

-Në disa tendera është vendosur një kriter arbitrar dhe i çuditshëm që e plotëson vetëm një kompani klienteliste.

-Me projektin “Masterchef Junior” janë vjedhur 6 mijë euro, pasi shërbimi nuk është ofruar.

-Për projektin “Eurovision Song Contest 2018” janë pagua 3.3 mijë USD dieta për 3 veta pa bërë asgjë.

-Për ndërhyrje në tarracën e radio Kukësit janë vjedhur 2.7 mijë USD.

-Me projektin Asambleja e Përgjithshme e EBU janë vjedhur 1.7 mijë USD me një faturë fiktive.

-Me Festivalin e 58 i këngës në RTSH janë vjedhur të paktën 15 mijë USD.

-Me projektin “Gjyshet milionere” janë vjedhur 5 mijë USD.
-Me projektin “Kongresi i Lushnjës” janë vjedhur 15 mijë USD.

-Kompania fituese e tenderit për rikonstruksionin e stacioneve ekzistuese është zgjedhur pa plotësua kriteret, duke përjashtuar kompanitë me ofertë 40 mijë USD më të ulët, të cilat i plotësonin kriteret.

-60 mijë euro janë vjedhur për gjoja largime të padrejtë nga puna, ku për të marrë paratë kanë bashkëpunuar drejtuesit e RTSH me punonjësit.

-RTSH menaxhohet pa një plan biznesi. Në RTSH nuk ka një Kod Etike.

-Bordi i administrimit nuk ka përpiluar rregulla për çështjet financiare.

-Bordi i administrimit nuk paraqit Këshillit Drejtues raportin për shpenzimet dhe të ardhurat e RTSH.

-Bordi i administrimit ka funksionuar si noter i Drejtorisë së Përgjithshme, duke miratuar çdo projekt pa asnjë vërejtje.

-Për inventarizimin e aseteve të RTSH janë caktuar persona në konflikt interesi.

-Në RTSH ka mungesë të mekanizmave kontrollues dhe verifikues për tarifën e aparatit televiziv.

– Për projektet televizive “SPIRAL”, “Java–RTSH” dhe “Rreth mesnatës” nuk ka arsyetim mbi domosdoshmërinë e tyre, pra shpenzohen paratë pa efektivitet.

– Këshilli për shikuesit dhe dëgjuesit nuk ka zhvilluar asnjë aktivitet mbi një vit nga krijimi.

– Këshilli për shikuesit dhe dëgjuesit nuk ka organizuar vëzhgime dhe studime lidhur me ndjekjen e RTSH, duke marrë pagën pa bërë asgjë”.

Leave a comment