Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Në vend të shfaqeve, do të ishte mirë të zbatohej ligji!

-1200-630-27e606ef02b92cc98015b63907fa8b5d

Nga Mentor KIKIA-

Kur vjen puna tek këto çështjet e mjedisit, mua nuk më rrihet….

E ndoqa aksionin e qeverisë të dielën në Pyllin e Sodës në Vlorë.
Unë, që çdo pranverë-verë, me qindra vullnetarë të tjerë endemi përgjatë bregdetit me thes në dorë duke pastruar plazhet dhe parqet, mendoj se qoftë edhe një qese me mbeturina të largohet nga plazhi dhe nga parku, është një lajm i mirë.
Por, kur këtë punë e bën kabineti qeveritar, kryeministri, zëvendësi i tij, ministri i mjedisit e të tjerë, kjo është një gjë krejt tjetër.

Këtë parkun e pishave e pastruam edhe ne të Korpusit të Vullnetarëve këtë verë, jo për tre minuta sa ka thënë kryeministri, por për disa orë me radhë se ishte shumë i ndotur. E kemi pastruar edhe vjet, edhe parvjet…

Por sërish ka mbeturina.

Sepse: Në atë park shkarkojnë mbeturinat pronarët e restoranteve në zonën e plazhit. I shkarkojnë me makina edhe subjekte të tjera nga qyteti. Dhe askush nuk gjobitet.

Sepse: Në atë zonë nuk ka kazanë mbeturinash

Sepse: Edhe kazanët, pasi mbushen nuk ka ku të shkarkohen.

Sepse: Në Shqipëri mbetjet urbane nuk menaxhohen, nuk riciklohen, nuk ndahen në mënyrë të diferencuar…

Sepse: Qytetarët që shkojnë në verë për piknik neper parqe i lënë aty mbeturinat që prodhojnë, sepse deri tani asnjë njeri i paedukatë në këtë vend nuk është gjobitur

Dhe kur nuk bëjmë asngjë nga këto më lart, bëjmë shfaqe. Kam 12 vjet që e shikoj këtë komedi, ndryshojnë vetëm aktorët. Nja 10 vite të shkruara, ata që ishin në qeveri atë kohë shkuan në Gjirin e Lalëzit, njësoj si këta në Vlorë, dhe mbushën thasët me mbeturina në plazh dhe ku i hodhën? I hodhën në kanale, bllokuan edhe kanalet.

Zotërinj qeveritarë, populli nuk ju voton të bëheni pastrues(jo se është profesion i keq), por ju voton për të qeverisur. Për të miratuar ligje dhe për ti zbatuar ato.

Zbatoni ligjin për ndarjen e diferencuar të mbetjeve.

Ndërtoni infrastrukturën.

Gjobë “kokës” kujtdo që ndot, subjet apo individ, dhe atëherë s’ka nevojë të bëni video me thes në dorë.

Related Posts

Leave a comment