Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Elbasani “mbytet” nga plehrat/ Kompania e pastrimit ndërpret kontratën, punonjësit në protestë

rrrrrr

Në të gjithë qytetin e Elbasanit këtë të premte janë vënë re ka pirgje të shumta me plehra.

Kjo pasi mbetjet nuk janë hequr nga kompania që merret me pastrimin e zonës.

Shkak u bë tërheqja e saj, e cila ka ndërprerë kontratën me bashkinë para kohe.

Si rrjedhojë, krahas ndotjes, pasojat e këtij fenomeni po i vuajnë edhe më shumë se 300 punonjës të cilët tashmë kanë kaluar në asistencë.

Ata dolën në protestë para prefekturës, ndërsa kërkuan një zgjidhje pasi rrogën e kishin të vetmin burim të ardhurash.

Ndërkohë bashkia ka ana tjetër po kryen provizorisht procesin e pastrimit me anë të agjencisë së shërbimeve publike.

Burime pranë bashkisë bënë me dije se po punohet për të kontraktuar një tjetër kompani për të realizuar pastrimin e bashkisë Elbasan.

Related Posts

Leave a comment