Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Elbasan- Prefekte, një grua më gradë shkencore

prefektja

I papritur ndryshimi I emrit të prefektit në Elbasan, por e mirëpritur në komunitet emir I ri I këtij institucioni. Prof.as.dr. Majlinda Peza – Perriu, profesore në Universitetin e Elbasanit “A. Xhuvani”, është emir I prefektes së re. Ajo  është lektore e disiplinës Histori e Ballkanit, Histori e Sotme e Botës, Kërkim shkencor në Histori në këtë universitet. Studimet pasuniversitare i ka përfunduar në Universitetin shtetëror të Tiranës. Ndërkohë, ka mbrojtur doktoraturën me temë: “Lëvizja Politiko – arsimore në trevën e Elbasanit në vitet 1878 – 1914” në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Filologjikut, në departamentin e Historisë. Në vitin 2016 ka marrë titullin shkencor “Profesore e Asociuar”. Periudha e studimit përfshin historinë e Shqipërisë dhe të trevës së Elbasanit përmes shfrytëzimit të burimeve austro – hungareze, britanike, italiane, osmane për periudhën e shekullit  XIX-të- fillimi i Shekullit XX. Njihet për kontributin në Fakultetin e Shkencave Humane për përgatitjen e disa brezave të studentëve, që kanë përfunduar studimet në këtë fakultet. Kjo është e dyta grua në historinë e prefektëve të këtij qarku.

Besim Dybeli

Leave a comment