Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Librazhd- Fëmijët i këndojnë eventeve e figurave historike

librazhd

Fëmijët librazhdas kanë pushtuar skenën e kinoteatrit të këtij qyteti. Në vigjilje të festave të Nëntorit dhe në nderim të figurave historike kombëtare, ata kanë recituar e kërcyer me mjeshtëri për nder të tyre. Qendra Kulturore e Fëmijëve, pati miq vogëlushët e dy kopshteve të qytetit . Ata erdhën në skenën e sallës së shfaqjeve në atmosferën e Festave të Nëntorit, për ta recituar bukur fjalën shqipe në vargje. Para prindërve, edukatoreve, motrave dhe vëllezërve më të rritur, i këndonin Flamurit Shqiptar, Atdheut, Skënderbeut, Ismail Qemalit, heronjve të LANÇ, heronjve kosovarë, etj! Shfaqjen e tyre të parë publike e bënë akoma më të bukur grupi i violinave  dhe grupi i kërcimit aerobik pranë QKF, të cilët, me interpretimet e tyre, shoqëruan miqtë e vegjël të fjalës artistike. Artistët e vegjël morën duartroktije të nxehta nga të gjithë shikuesit.

Leave a comment