Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Babëzia ka pushtuar universin”/ Lexoni dhjetë thëniet më të spikatura kundër saj

1616430460
 “Unë nuk dua të vras instinktin kafshëror, që domosdoshmërisht drejton kapitalizmin, por gjithashtu unë nuk dua që ai të më hajë mua. Kjo është arsyeja kryesore perse ne nuk na nevojitet një parashutë financiare, por një parashutë etike”, Thomas Friedman, autor i librit “The World is flat”.
Libri mbyllet me 10 thëniet më të spikatura të përzgjedhura,lidhur me babëzinë, të sjella për publikun nga prof.dr.i shkencave ekonomike, Arben Malaj dhe që po i sjellim më poshtë;
1. Babëzia ka pushtuar universin dhe askush nuk shqetësohet për shpirtin e vet. Autor: Little Richard.
2. Nëse kërkoni shumë, do humbni edhe atë që keni. Autor: Isaac Asimov.
3. Pasuria është si uji i detit; sa më shumë të pimë, aq më të etur bëhemi dhe e njëjta gjë vlen edhe për famën. Autor: Arthur Schopenhauer.
4. Babëzia është aq shkatërruese, sa shkatërron gjithçka. Autor: Eartha Kitt.
5. Mos vrisni pëllumba më shumë sesa mund të hani. Autor: Benjamin Franklin.
6. Mos e mbani grurin, duke pritur të rritet çmimi, ndërkohë që njerëzit janë të uritur. Autor: Zoroaster.
7. Të gjitha vuajtjet shkaktohen nga injoranca. Njerëzit u shkaktojnë dhimbje të tjerëve në ndjekjen egoiste të lumturisë ose kënaqësisë së tyre. Autor: Dalai Lama.
8. Njeriu lakmitar është gjithmonë i varfër. Autorësia: Proverb iraniane.
9. Arsimi tani është bërë problemi kryesor i botës, i vetmi mision i shenjtë. Kombet që e shohin këtë do të mbijetojnë dhe ata që nuk do ta bëjnë do të zhduken ngadalë. Duhet të ketë riedukim të vullnetit, të zemrës si dhe të intelektit; dhe idealet e shërbimit duhet të zëvendësojnë ato të egoizmit dhe lakmisë. Autor: G. Stanley Hall.
10. Më mirë ndizni një qiri, se sa të mallkoni errësirën”. Autor: Nënë Tereza.
Dhe më e fundit është thenia universale e Gandit:
“Toka prodhon mjaftueshëm sa për nevojat e çdo njeriu, por jo sa për babëzinë e çdo njeriu”.

Leave a comment