Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

A do ndalet babëzia?/ Tenderi i lavanterisë së Maternitetit, subjekt për hetim nga SPAK

IMG_2944-50-scaled
“SPAK…..”, shkruan gazetari Klodian Tomorri, në postimin e bërë në faqen e tij në FCB që më tej vijon: “Shikoni pak çfare tenderi bën Materniteti Mbreteresha Geraldine. Ka tenderuar sherbimin e lavanderise per 4 vjet dhe fondi limit ka qene 1 milione e 625 mije euro.
Oferta fituese eshte shpallur me 1 milione e 622 mije euro, pra 99.99 per qind e fondit limit. Ne nje tender me mbi 1.6 milione euro garohet me vetem 3 mije euro.
Ne fakt, ne gare jane paraqitur dy oferta. Oferta tjeter ka qene me pak se 1.3 milione euro, por e kane skualifikuar per mospermbushje kushtesh.
Nuk e di nese eshte skualifikuar me apo pa te drejte kjo oferta e ulet. Por di me siguri kete. Ka zero shanse, qe ne nje tender me gare te fitohet me 99.99 per qind te fondit limit. E para, vete bizneset nuk hyjne me oferte 99.99 per qind te fondit limit se e dine qe jane automatikisht te humbur.
Kjo lloj oferte, paraqitet zakonisht kur gara eshte vrare dhe kostumi eshte qepur perpara se te behet tenderi. Tani, keto tenderat e shendetesise jane nje grope e madhe korrupsioni, ne te gjithe spektrin e tyre.
Si ato qe ben Ministria, si ato qe ben QSUT si ato qe bejne spitalet rajonale apo maternitetet.
Blerje ilacesh, blerje ushqimesh, lavanderi, koncesione. Keta po e vjedhin shendetesine ne nje menyre te frikshme. Dhe nuk ka asnje, qe te jete hetuar, lere me arrestuar, per gjithe kete baterdi kriminale”.

Leave a comment