Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Pse u vra albanologu Milan Shuflaj!

263862028_133603022390321_4339931144487578754_n
Në kalimin e natës 18/19 shkurt të vitit 1931 është kryer në Zagreb vrasja mizore ndaj Milan Shuflaj, njerit ndër albanologët më të shquar të botës. Vrasja e tij, e përgatitur nga regjimi i mbretit Aleksandri I Karagjorgjeviq, kishte bërë jehonë të madhe në opinionin publik europian. Lidhur me këtë vrasje është i njohur edhe reagimi i kolosëve të shkencës dhe të letrave, Albert Ajnshtajn dhe Hajnrih Man, të cilit kishin dërguar një letër Ligës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut në Paris, sipas të cilës kërkohet dënimi për vrasje, si dhe për ushtrimin e diktaturës nga strukturat mbretërore të Jugosllavisë.
Shuflaj ishte një nga nxitësit kryesorë të idesë së ndarjes së qytetërimeve sipas “Linjës së Teodosit” nga viti 395. Ndërsa në botën shkencore u bë i njohur me veprat e tia kapitale nga lëmi i Albanologjisë: “Acta et diplomata Res Albaniae mediae aetatis illustrantia, I-II” (“Aktet e diplomat që ilustrojnë ngjarjet në Arbërinë Mesjstare”, në bashkëpunim më, L. Thalloczy dhe K. Jireçek. Vjenë: 1913-1918); ”Biologie des albanesischen Volksstammes“ (Biologjia e popullit të shqiptarëve, München, 1916); ”Die Kirchenzustände im vortürkischen Albanien. Die Orthodoxe Durchbruchszone im Katholischen Dämme“ (“Gjendja e kishave në Arbërinë paraturke. Zona ortodokse e depërtimit në digat katolike”, Zagreb-Budapest: 1915/16); “Die Grenzen Albaniens im Mittelalter” (“Kufijt e Arbërisë në Mesjetë”, Munich-Leipzig: 1916); “Städte und Burgen Albaniens hauptsächlich während des Mittelalters” (“Qytete e fortifikata të Arbërisë, kryesisht gjatë mesjetës”, Vjenë-Leipzig: 19241924), “Serbët dhe Shqiptarët” (Srbi i Arbanasi: Beograd-Lubjanë: 1925), “Statuta et ordinationes capituli ecclesiae cathedralis Drivastensis”, (“Statutet dhe urdhëresat e kapitullit të Kishës Katedrale të Drishtit”, 1927); “Politische Schicksale des Themas Dyrrachion” (”Fatet politike të Themës së Durrësit”, Zagreb: 1915), si dhe romani historik “Alba Limi” kushtuar princit arbër, Kastandin Balsha (1920).
Me këtë opus të pasur albanologjik të mbështetur vetëm në burime historike të dorës së parë, Milan Shuflaj ishte bërë pengesë e madhe në realizimin e projekteve të mëdha antishqiptare, jo vetëm nga strukturat mbretërore jugosllave, por edhe më vonë nga shteti komunist i Jugosllavisë, që synonin zbrazjen e territoreve shqiptare duke u mbështetur edhe në dëshmi teorike-shkencore-historike se, gjaja shqiptarët janë të pranishëm në treva jashtë Shqipërisë politike vetëm nga kapërcyelli i shek. XVII.

Leave a comment